1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kancelarja nuk ka infeksion, analiza për COVID-19 negative

23 Mars 2020

Zëdhënësi qeveritar Steffen Seibert në Berlin: Kancelarja nuk ka infeksion nga virusi Corona.

https://p.dw.com/p/3ZvWT
Deutschland Merkel muss wegen Kontakt zu Corona-Infiziertem in Quarantäne
Fotografi: AFP/M. Kappeler

Analiza  për COVID-19 e kancelares Angela Merkel rezulton negative, kësisoj ajo nuk ka infeksion me virusin,  pas analizës së parë, deklaroi zëdhënësi qeveritar Steffen Seibert i pyetur nga agjencia e aljmeve DPA në Berlin. Sipas zëdhënësit në ditët e ardhëshme do të bëhen edhe disa analiza të tjera. 

Kancelarja Angela Merkel vendosi të dielën (22.03)) që vullnetarisht të futej në karantinë në shtëpi, pas konfirmimit të lajmit se është infektuar një mjek, tek i cili kancelarja kishte qenë në kontroll ditën e premte (20.03).

Vetëm pak minuta para se të merret vesh ky lajm, kancelarja Merkel dha një konferencë shtypi, ku komunikoi vendimin e qeverisë dhe landeve të Gjermanisë, për ashpërsimin e masave kundër virusit Corona në vend. Për infektimin e mjekut të saj ajo është informuar pas përfundimit të konferencës së shtypit.