Kancelarja gjermane Merkel viziton Papën Benedikti XVI | Gjermania | DW | 28.08.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Kancelarja gjermane Merkel viziton Papën Benedikti XVI

Kancelarja gjermane Angela Merkel kishte sot për herë të parë një audiencë private tek Papa Benedikti XVI. Ishte një bisedë pak a shumë private, mbi situatën e vështirë në Lindjen e Afërt dhe presidencën e rradhës e BE-së, që Gjermania do të ketë gjatë gjysëmvitit të parë 2007

Angela Merkel tek Papa

Angela Merkel tek Papa

Gjermania do të marrë gjatë gyjsmëvitit të parë 2007, presidencën e rradhës së BE-së. Gjatë referendumeve të para që u zhvilluan mbi kushtetutën evropiane në Francë dhe Hollandë, emblema fetare nuk ishte përpiluar në atë formë që kish dëshiruar kisha katolike, dhe Vatikani e kritikoi hapur këtë fakt. Tani kancelarja gjermane Angela Merkel, shpjegon se Evropa ka nevojë për një identitet fetar edhe në kushtetutën evropiane. Që përpara vizitës së saj në rezidencën verore të Papës, Merkel theksoi se besimi është një element shumë i rëndësishëm për të: "Unë lutem, dhe kjo është forma më e mirë për të reflektuar mbi njerëzit dhe mbi faktin se jo çdo gjë kryhet në mënyrë të përkryer, se gabimet janë njerëzore dhe se e veçanta e dinjitetit të njeriut përbëhet pikërisht nga ky komponent. Të paktën për ne të krishterët
është kështu dhe për këtë arsye, feja është shumë e rëndësishme"- tha Merkel. 50 minuta, pra më tepër kohë se ç´ishte planifikuar, e priti Papa Benedikti XVI kancelaren gjermane. Qëndrimet e Papës ndaj konflikteve dhe situatave të tensionuara në botë, janë të rëndësishme për kryetaren e shtetit gjerman, fundja diplomacia e Vatikanit është shumë më e vjetër dhe përfaqësohet në të gjithë botën nga personalitete të rëndësishme. Dhe kështu një ndër temat e këtij takimi ishte edhe dialogu mes feve dhe sigurisht zhvillimet e ardhshme pas luftës në Liban. Sigurisht që detajet e bisedës mes kancelares dhe Papës, nuk u publikuan. Në fakt vizita e Merkelit ndodhi krejt papritur. Vetëm 40 minuta përpara takimit, arriti aeroplani i kancelares gjermane në aeroportin e Ciampinos, ku ambasadori gjerman në Itali priste kancelaren Angela Merkel. Nën masa shumë të rrepta sigurie, delegacioni gjerman udhëtoi drejt rezidencës verore të Papës Castelgandorfo. Kancelarja Merkel u shoqërua ndër të tjera nga Kristof Hojsgen, këshilltarin e saj për sigurinë dhe politikën.
  • Data 28.08.2006
  • Autor Gregor Hoppe
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqze
  • Data 28.08.2006
  • Autor Gregor Hoppe
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqze