Kancelari ndahet nga partia | FOKUS | DW | 15.11.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Kancelari ndahet nga partia

Me duartrokitjet e tyre të gjata, delegatët në kongresin e partisë socialdemokrate të Gjermanisë e mallëngjyen Gerhard Shrëderin kur u ngritën në këmbë mbasi shefi i socialdemokratëve, Franc Myntefering numëroi dhe nderoi meritat e tij.

Socialdemokratët miratojnë marrëveshjen e koalicionit

Socialdemokratët miratojnë marrëveshjen e koalicionit

Aty nga fundi i fjalimit referuesit filloi t’i dridhej zëri. U duk sikur nuk donte të përfundonte. Edhe një falenderim, një vështrim i dhimbshëm nëpër radhët e delegatëve. Ishte Gerhard Schröder, edhe disa ditë kancelari federal i Gjermanisë, që u nda nga partia dhe në një farë mënyre edhe nga posti. Fjalimi i tij ishte një nga pikat kulminante të kongresit të Socialdemokratëve në Karlsruhe.

Më parë pati folur Franc Myntefering, i cili u pat bërë thirrje 500 delegatëve ta pranojnë marrëveshjen e koalicionit edhe për faktin se në të ka shumë elementë
socialdemokratë. "Koalicioni do ta tregojë suksesin me vepra. Këtë nuk mund ta parashikojmë që sot. Por duhet treguar kurajo për të hyrë në të. Vetëm në qoftë se jemi në gjendje të bindim, atëherë edhe njerëzit do ta pranojnë koalicionin e madh, për këtë jam i sigurtë" - u shpreh Franc Myntefering, ende kryetar i Partisë Socialdemokrate. Mbas fjalës së këtij, para delegatëve që duartrokisnin doli një treshe, që si e tillë del për herë të parë dhe të fundit. Myntefering, Shrëder, dhe kryetari i ri i partisë, Matias Placek, aktualisht kryeministër i Brandenburgut.

Kancelari aktual, Gerhard Shrëder, tha në fjalën e tij se e mbështet koalicionin e ri, por ai bëri bilancin, ku nxorri në pah se sa fërkime kishte patur gjatë viteve të mëparshme. Ministrit aktual të financave Hans Ajhel, i rrodhën lotët, kur Shrëderi vuri në dukje meritat e tij. Një fjalë të fundit agresive i drejtoi Shrëderi medias: "Tërheq vëmendjen që me një mënyrë të caktuar të përhapjes së lajmit të mos diskretitohen procese të ndërklikuara demokratike, sepse ajo që mbetet në fund nuk është demokraci, por siç na e ka treguar historia, shumë më pak se aq."

Socialdemokratët fillojnë në Karlsruhe një epokë të re, por e vjetra ende ka mbetur në kujtesë. Ata e miratuan marrëveshjen e koalicionit, megjithë sakrificat e mëdha që kërkohen, si rritja e tatimit mbi vlerën e shtuar në vitin 2007 e më tej si dhe zgjatja e periudhës së punësimit në provë. Socialdemokratët nuk janë entuziastë, por atyre nuk u mbetet asgjë tjetër. Duartrokitjet e fuqishme, sa herë që përmendej emri Matias Placek tregojnë qartë, se ku i ka varur shpresat tani partia.

  • Data 15.11.2005
  • Autor Jens Thurau
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqhl
  • Data 15.11.2005
  • Autor Jens Thurau
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqhl