Kancelari gjerman Gerhard Shrëder viziton vendet arabe | Bota | DW | 25.02.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kancelari gjerman Gerhard Shrëder viziton vendet arabe

Kancelari gjerman Gerhard Shrëder fillon të dielën një vizitë njëjavore nëpër vendet arabe. Ai do të shoqërohet nga një grup i përfaqësuesëve të ekonomisë gjermane por edhe nga drejtori i përgjithshëm i Deutsche Welles, Erik Beterman. Të hënën në Bahrain Shrëder dhe Beterman do të marrin pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e fillimit të punës të programit të Televizionit të Deutsche Welles në gjuhën arabe.

Kancelari gjerman, Gerhard Shrëder

Kancelari gjerman, Gerhard Shrëder

Gati një javë në shtetet e Gjirit Persik - shtatë vende për shtatë ditë do të vizitoj kancelari Shrëder. Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kancelari i viziton tani për herë të dytë, ndërkohë që Kuvajti, Katari, Bahraini, Omani dhe Jemeni do të jenë vendet që për herë të parë qëndron zyrtarisht një kancelar gjerman. Rajoni, thuhet në qarqe qeveritare ka një rëndësi të madhe strategjike për shkak se ndodhet afër Irakut, Iranit dhe Lindjes së Mesme. Ka kohë që kancelari gjerman provon që këtë rajon ta lidh si partner në luftë kundër terrorizmit.

"Ne kemi zgjuar interesim sa i përket të përbashkëtave në luftë kundër terrorizmit ndërkombëtar. Arabia Saudite është e gatshme për këtë. Ky vend i ka patur disa përvoja të këqija me terrorizmin dhe është i gatshëm për një bashkëpunimin të ngushtë", tha Shrëder.

Shtetet, të cilat vizitohen nga kancelari janë në rrugë e sipër të ngrejnë një strukturë të re sigurie. Andaj qeveria gjermane dëshiron t`i ndihmoj ato në këtë drejtim. Në këtë kuadër Gjermania do të eksportoj për në Emiratet e Bashkuara Arabe 32 tankse gjurmuese të Tipit Fuks. Edhe Kuvajti, Omani dhe Bahraini kanë treguar interesim për automjetet që mund të hetojnë rreziqet nga armët atomike, biologjike dhe kimike dhe t`i luftojna ato.

Më tepër se 190 drejtues të ekonomisë gjermane janë paraqitur për të rezervuar një vend në avionin e kancelarit - por Shrëderin në këtë udhëtim mund ta shoqërojnë vetëm 70 persona. Të hënën në Bahrain Shrëder dhe drejtori i përgjithshëm i Deutsche Welles Erik Beterman do të marrin pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e fillimit të punës të programit të Televizionit të Deutsche Welles në gjuhën arabe.

Qëllimi i udhëtimit është të lidhen sa më shumë kontrata dhe kontakte në rajon. Por jo vetëm në fushën e sigurisë. Kancelari Shrëder do të trajtoj në rajon edhe gjendjen e të drejtave të njeriut. Në të gjitha vendet që do të vizitoj gjendja e të drejtave të njeriut nuk është e kënaqshme, thekson organizata Amnesty International.

  • Data 25.02.2005
  • Autor Judith Hartl
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArQO
  • Data 25.02.2005
  • Autor Judith Hartl
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArQO
Reklamë