Kanabis apo kërp industrial? | Politika | DW | 10.01.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Kanabis apo kërp industrial?

Një çështje e bujshme policeske në Shqipëri. Polemikat zhvillohen mbi 1 ton bimë, për të cilën policia thotë se është lëndë narkotike e tipit kanabis sativa, ndërsa fermerët thjesht kërp industrial

Tirana

Tirana

Para pak ditësh u kap një grup fermerësh, të cilëve iu sekuestrua nga policia një sasi bime. Tashmë ata janë lënë në gjendje të lirë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë me pretendimin se lënda që iu kap atyre nuk ishte narkotike por thjesht kërp industrial.

Konflikti fillimisht i hapur mes policisë dhe fermerëve, tanimë është kthyer edhe në mosmarrëveshje mes policisë dhe institutit të mjekësisë ligjore. Instituti i policisë shkencore në Ministrinë e Brendshme këmbëngul se fermerët janë fajtorë për kultivimin e lëndës narkotike të tipit kanabis sativa. Drejtori i institucionit, Viktor Bulku është i mendimit, se ekspertiza e institutit të mjekësisë ligjore është e paplotë dhe se aty nuk tregohet përmbajtja e THC-së, e cila është vendimtare në ndarjen e kërpit industrial nga kanabis sativa, si lëndë narkotike.

Fermerët dhe avokatët e tyre shprehen, se ata janë thjesht kultivues të kërpit industrial në kuadër të një projekti të shoqatës britanike, që e mbjell dhe rrit këtë varietet për të furnizuar tregun amerikan. Ata pretendojnë se janë anëtarë të kësaj shoqate, e cila stimulon mbjelljen dhe rritjen e kërpit industrial me destinacion tregun amerikan.


Me vendim gjykate fermerët duhet të dëmshpërblehen nga Ministria e Brendshme. Por ekspertët e kriminalistikës në Tiranë janë të bindur se fermerët janë kultivues të bimëve narkotike dhe ekspertiza që i çliron ata nga kjo akuzë është e paargumetuar shkencërisht.


Ministria e Brendshme ka nisur sot të kërkojë ndihmë nga laboratorët e vendeve europiane për të ekzaminuar kampionet e një sasie prej 1 ton bimësh, të cilat ajo thotë se janë lëndë narkotike e tipit kanabis sativa.

  • Data 10.01.2006
  • Autor Deustche Welle
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqrJ
  • Data 10.01.2006
  • Autor Deustche Welle
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqrJ