Kampionati më i sukseshmëm i të gjitha kohërave | Gjermania | DW | 10.07.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Kampionati më i sukseshmëm i të gjitha kohërave

Kampionati Botëror i Futbollit rezultoi shumë i suksesshëm. Jo vetëm nga ana sportive, por edhe nga ajo organizative. FIFA është më se e kënaqur.

Fishekzjarre pas fitores në Berlin

Fishekzjarre pas fitores në Berlin

Në fund u lavdëruan të gjithë vullnetarët për punën e mrekullueshme që kryen: "Ata nuk ishin vetëm efikasë por, sidomos gratë, shumë simpatike."

Sipas Sep Blatter, presidentin e FIFA-s, ky kampionat botëror ishte kampionati më i mirë i të gjitha kohëve: "Unë jam një president shumë i lumtur i FIFA-s me këtë kampionat."

Ndërkohë presidenti i Kampionatit Botëror të Futbollit, Franz Beckebauer thotë: "Gjithçka ishte perfekte."

Edhe zëvendëëspresidenti Horst R Schmidt duhet të pranojë: "Ky kampionat pati një rezultat të paarritshëm."

I paarritshëm në të gjitha fushat! Shitja e biletave u kthye në një sukses, tifozët ishin të lumtur dhe stadiumet plot. Nuk pati vandalizma, por festa në të gjitha arenat dhe siguria në vend funksioni në mënyrë perfekte:

"Dua t´i falenderoj të gjitha forcat e sigurisë dhe sidomos ministrin e mbrojtjes zotin Schäuble."

Por festat që festuan tifozët nëpër rrugë ishin të papara: "Ata që fituan këtë rradhë janë tifozët. Këtu u dëshmua se njeriu mund të bashkëjetojë me këdo, pa rëndësi nga vjen. Kjo ishte për mua fenomenale."

Festat dhe gëzimi i përbashkët i qindra mijëra tifozëve nga vende dhe fe të ndryshme, solli në Gjermani një eufori të pakrahasueshme ndjenjash pozitive. Dhe kështu u krijua një atmosferë që nuk është përjetuar në ndonjë kapmionat tjetër botëror deri më sot: "Kjo ishte shpresa ime përpara se të fillonte ky kampionat. Se emocionet pozitive do të kalojnë nga Gjermania në të gjithë botën."

Sep Blatter shpreson që FIFA të kete suksese të tilla edhe me kampionatet e ardhshme. Që tani po merren masat që edhe në Afrikën e Jugut të krijohet mundësia e të ashtuquajturave "public-viewings". Theo Zwanziger, presidenti i DFB-së, shpreson se atmosfera e festave që festuan gjermanët gjatë këtyre 4 javëve, t´i shërbejë fuqisë integruese që ka futbolli:

"Uroj që ky kampionat të lërë gjurmë të përhershme në vendin tonë. Dhe shpresoj dhe uroj që të gjithë ata që mbajnë përgjegjësinë për politikën, artin, kulturën dhe ekonominë, të pranojnë më në fund efektet qe krijon futbolli."

Bota erdhi si vizitore tek miqtë e saj dhe Gjermania gjeti gjatë këtij kampionati botëror të fubtollit miq në të gjithë botën.

  • Data 10.07.2006
  • Autor Tim Brockmeier
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar09
  • Data 10.07.2006
  • Autor Tim Brockmeier
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar09