1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kampet për refugjatë të ngritur në Afrikën veriore nuk do t´i ndihmonin Europës

Rüdiger Maack4 Gusht 2004

Në Gjermani edhe më tej ka polemika lidhur me një propozim të ministrit federal Oto Shili, i cili ka propozuar ngritjen e një kampi për pranimin e refugjatëve në Afrikën veriore, të cilët dëshirojnë të udhëtojnë në vendet e Bashkimit Europian. Socialdemokrati Shili, për shkak të këtij propozimi është konfrontuar me kritika nga radhët e partisë së tij dhe para së gjithash me kritika nga partneri në kolicion, pra të Gjelbërit. Ministrja e shtetit Kerstin Myller nga Partia e të Gjelbërve në një intevistë për një gazetë kritikoi Shilin duke shtuar se me këtë dëshirohet t´u iket shkaqeve të verteta që detyrojnë njerëzit të arratisen

https://p.dw.com/p/Ar64
Anije norvegjeze në bordin e së cilës u gjetën refugjatë të fshehur nga vende afrikane
Anije norvegjeze në bordin e së cilës u gjetën refugjatë të fshehur nga vende afrikaneFotografi: AP

Në kampin e refugjatëve të ngritur në Afrikën e Veriut do të duhej të silleshin të gjithë ata që kapen në Detin Mesdhe duke ikur me anije drejt breigjeve të Europës. Maroku, Tunizia dhe Libia do të ishin kandiatet e parë për kampe të tilla, sepse pikërisht nga këto vende njerëzit po përpiqen që me gomone dhe mjete të tjera lundrimi të largohen në drejtim të Europës. Sikur të kishte të tilla kampe, në to çdo ditë do të silleshin me dhjetra refugjatë. Pjesa më madhe tyre nuk duan azil, por duan të imigrojnë në Europë ashtu si bënë para 150 vitesh njerëz nga Irlanda ,të cilët emigruan në SHBA. Në një kamp të tillë, zyrtarët europianë do të vendosnin se kush do të kthehej në shtëpi dhe kujt t´i ofrohej strehimi. E tëra që mund të bëhej në një kamp të tillë do të ishte kërkesa për azil dhe asgjë më shumë. Shpresa e vetme do të ishte qëndrimi në Maroko, Tunezi apo Libi.

Në parim Gjermania nuk do t´i jepte azil askujt për arsyen e thjeshtë, sepse askush më nuk do të vinte në Gjermani pa një vizë hyrëse. Ata që ndiqen nga shteti nuk kanë gjasa që në vendin e tyre të merrin një vizë udhëtimi në mënyrë që më pas të shtrojnë kërkesën për azil në Gjermani. Rezultati do të ishte ky: në Gjermani nuk do të kishte më azil.

Kush do të kërkonte nga këta dy milionë njerëz azil politik, apo ndonjë staus të refugjatit. Shumica duan të imigrojnë, ata vijnë nga vende të varfëra dhe nuk shohin gjasa për një jetë të mirë në vendet ku jetojnë, prandaj ata synojnë të shkojnë në vende ku besojnë se mund të fitojnë të holla me punën e tyre.

Sipas pikpamjes së Shillit ata do të përfundonin të gjithë në kampet e Afrikës Veriore. Sipas ekspertëve 90 për qind e atyre që vijnë ilegalisht në Europë janë marokanë, algjerianë dhe tunisianë, kurse afrikano-veriorët përbëjnë një numër vetëm prej 10 përqind.

Për ata nuk do të ishte fare e nevojshme të strehoeshin në kampe. Thënë në mënyrë cinike, atyre do tu mjaftonte të paguhej bilata e autobusit për t´u kthyer në shtëpitë e tyre. Një pjesë e tyre sigurisht pastaj do të provonin rrugë të tjera të arratiseshin për në Europë, kurse pjesa më e amadhe do të ktheheshin në Ganë, Liberi apo Nigeri, nëse do të mund të konstatohej nacionalitetit i tyre.

Për emigrantët, e tërë kjo do të thoshte që ata të investonin më shumë kohë dhe para për t´ia dalur drejt Evropës. Gjatë këtyre përpjekjeve sigurisht do të vdisnin shumë njerëz, sepse do të duhet të zgjidheshin staza të rrezikshme. Gjithësesi një pjesë e refugjatëve disi do të gjente përsëri rrugën e tyre për në Evropë. Përfituesi më i madh do të ishte Maroku me paratë e dedikuara refugjatëve, të cilat do t´i paguanin europianët.

Kur Oto Shili pohon se bëhet fjalë për t´i mbrojtur emigrantët atëherë mund të thuhet se këtë e bën për të shkaktuar huti. Sa herë që Evropa ka provuar të ngrisë mure ka pasur gjithëmonë njerëz që kanë provuar t´i kapërcejnë ato, sado të larta që janë ngritur. Por këtu fjalë është për krejt diçka tjetër, për panikun e politikanëve evropiane, të cilët kanë bindjen se zgjedhësit e tyre besojnë se po rrezikohen nga të huajt. Po të kishin guxim poltikanët si Oto Shili, atëherë do t´u sqaronin zgjedhësve të tyre se lëvizjet emigruese në shekullin 21 janë të pashmangshme në kohën e globalizimit në botë. Po të kishin guxim poltikanët evropianë do t´u sqaronin zgjedhësve të tyre se shoqritë euriopiane kanë nevojë për njerëz të rinj, dhe së fundi, po të kishin guxim poltikanët europinë do t´u sqaron zgjedhëve të tyre se njerëzit vijnë në Europë, sepse në vendet e tyre nuk kanë më shpresa për jetë.