Kampe të CIA-s në Poloni? | Evropa | DW | 11.11.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Kampe të CIA-s në Poloni?

Pas një vizite treditëshe në Poloni përfaqësuesit e Parlamentit Evropian, të cilët hetojnë lidhur me fluturimet e supozuara të CIA-s në Evropë, kritikuan mungesën e gatishmërisë së qeverisë për bashkëpunim

Boeing 737 në një prej fluturimeve të CIA-s, mars 2004

Boeing 737 në një prej fluturimeve të CIA-s, mars 2004

E paditur e refuzuese i është paraqitur qeveria polake komisionit hetimor të Parlamentit Evropian për zbulimin e kampeve të mundshme sekrete të CIA-s në Evropë. Carlos Coelho, kryetari i komitetit, foli për "worst case", zhvillimin më të keq të bashkëpunimit evropian. As ndonjë anëtar i parlamentit polak dhe as ndonjë përfaqësues i qeveritar nuk ka qenë i gatshëm që të dëshmonte përpara komisionit, tha më tej Coelho.

"Në këtë kontekst kjo që përjetuam në Poloni më duket krejtësisht e kundërta e bahshkëpunimit të hapur, me të cilin u ballafaquam tri javë më parë në Rumani. Ky fakt merr aq më shumë rëndësi po të kihet parasysh që Polonia dhe Rumania janë ndër ato shtete, për të cilat dyshohet të kenë toleruar kampe sekrete burgosjeje në territorin e tyre."

Dhe për Poloninë vazhdon të rrezikohet shumë: Sipas dëshmive të konfirmuara vitet e kaluara në aeroportin tashmë të mbyllur të Szymany në Mazuri janë ulur disa herë avionë privatë, sekretë të CIA-s. Në vitin 2003 për shembull një Boeing 737, i cili fluturonte nga Kabuli drejt Rabatit dhe Guantanamos, është ulur në veri tv Polonisë. Këtë fakt nuk e vë në dyshim as ish-përgjegjësi polak i sigurisë Gromoslaw Czempinski:

"Fluturime të CIA-s në Poloni ka pasur, edhe në kohën time ka pasur, këtë nuk e kam mohuar kurrë. Por kjo nuk do të thotë detyrimisht se në bordin e avionit ka pasur të burgosur. Dhe kur presidenti dhe kryetari i qeverisë thonë se nuk ka pasur burgje sekrete, atëherë nuk kam arsye të mos e besoj."

Ende e pasqaruar është para së gjithash çështja se çfarë roli mund të ketë luajtur një objekt ushtarak i spiunazhit polak, i gjendur fare pranë aeroportit Szymany. Parlamentarët evropianë kritikuan zhdukjen e listave tëfluturimit dhe ndeshjen me një mur heshtjeje nga ana zyrtare. Kreu i hetimit Coelho i la të hapura të gjitha mundësitë dhe politikisht kapitulli nuk është mbyllur për anëtarin e Bashkimit Evropian, Poloninë:

"Në rast se ka prova të konfirmuara për mosrespektim sistematik të të drejtave të njeriut në një vend anëtar, atëherë do të zbatojmë nenin 7 të marrëveshjes. Në të njëjtën kohë them se sanksionet janë hapi i fundit dhe për të cilat flasim vetëm pasi të kemi kryer punën tonë.

Komisioni hetimor parashikohet t'ia paraqesë raportin zyrtar përfundimtar Parlamentit Evropian në fund të muajit.

  • Data 11.11.2006
  • Autor Thomas Rautenberg
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar9q
  • Data 11.11.2006
  • Autor Thomas Rautenberg
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar9q