Kai Eide: Në Kosovë janë bërë përparime | FOKUS | DW | 10.07.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Kai Eide: Në Kosovë janë bërë përparime

I dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për vlerësimin e standardeve në Kosovë, Kai Eide ka vlerësuar dhjetë ditët të punës së tij në Kosovë. Në konferencën e parë për media që nga ardhja e tij me 1 korrik, Eide ka njoftuar se gjatë punës dhjetëditore ka pasur një agjendë të ngjeshur takimesh dhe vizitash me të gjitha personalitetet e rëndësishme të jetës politike, vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë pa lënë anash as qytetarët e thjeshtë si ata shqiptarë ashtu edhe pjestarët e komuniteteve tjera. Eide ndonëse ka ngurruar të bënte ndonjë vlerësim paraprak, megjithatë ka përmendur se në Kosvë janë bërë përparime në shumë drejtime, ndërkohë që ka kërkuar nj

default

� angazhim më të madh të gjithëmbarshëm përfshirë edhe qytetarët me qëllim përmbushjen e standardeve, duke shtuar se në këtë drejtim ka akoma për tu bërë.

“Sigurisht, ka pasur një progres në Kosovë.” Ky është njëri ndër vlerësimet që Kai Eide ka bërë dhjetë ditë pas ardhjes së tij në Kosovë, i dërguar nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së Kofi Anan për të bërë vlerësimin e standardeve. Por ai nuk ka dashur të paragjykojë vlerësimin përfundimtar të raportit. Eide për dhjetë ditë tha se kishte pasur një agjende të ngjeshur me qëllim që sa më mirë të njoftohej nga dora e parë për situatën në terren. Përveç takimeve me politikanë nga pozita dhe opozita, si dhe përfaqësueseve politikë të minoriteteve, ai tha se kishte vizituar shumë qytete të Kosovës dhe prej qytetarëve kishte dëgjaur drejtpërdrejt për brengat dhe hallet e tyre. Eide tha se pas takimit që do ta bëjë të dielën me kryeministrin e Kosovës, do të udhëtojë për në Beograd ku do të qëndrojë katër ditë, ndërsa më pas do të shkojë në Europë ku do të ketë takime me udhëheqësit e NATO-s, Bashkimit Europian., Këshillit të Europës dhe OSBE-së. Fill më pas do të largohet në Nju Jork për të bërë një raport për Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së. Eide ka paralajmëruar kthimin e tij në Kosvë përsëri në fillim të muajti gusht për të vazhduar më punën e tij.

Ndërkaq, ka bërë të qartë edhe disa nga pikpamjet e tij sa i përket realiteti në Kosovë nga këndvështrimi i punës që kryen: Kosova u shpreh ai është një mozaik kulturor dhe duhet të mbetet multietnike:

“Ne shpresojmë për një të ardhme më të mirë dhe ajo e ardhme është Kosova multietnike. Kjo duhe bërë e mundur pasi kështu dëshiron bashkësia ndërkombëtare, Bashkimi Europin dhe shumica e qytetarëve të Kosovës.”

Ndër vështirësitë dhe porblemet që ngarkojnë përdishmërinë Eide ka veçuar papunësinë dhe paperspektivën ekonomike, e cila sic tha ai, “po e vështirëson sidomos procesin e kthimit të serbëve.”

I dërguari i OKB-së për standardet ka potencuar edhe faktin se procesi i decentralizimit është një domosdoshmëri për Kosovën, ndërkohë që ka porositur poltikanët serbë të participojnë në institucionet e Kosovës. Për incidentet e fundit me bomba, Eide tha se nuk e kanë penguar aktivitetin dhe agjenden e tij.

  • Data 10.07.2005
  • Autor Fadil Gashi, Prishtinë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqjx
  • Data 10.07.2005
  • Autor Fadil Gashi, Prishtinë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqjx