Kai Aide kërkon angazhim më të madh të politikës kosovare | Politika | DW | 18.08.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Kai Aide kërkon angazhim më të madh të politikës kosovare

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për vlerësimin e standardeve në Kosovë, Kai Aide, u shpreh sot në Prishtinë, se gjërat në Kosovë kanë filluar të lëvizin nga vendi në kuptimin pozitiv. Ai kërkoi nga udhëheqësit kosovarë që të jenë më të angazhuar. Këtë deklaratë, ambasadori Aide e bëri gjatë takimeve që zhvilloi me udhëheqësit politik në Kosovë

Pamje nga Prishtina

Pamje nga Prishtina

Emisari special për vlerësimin gjithëpërfshirës të standardeve, ambasadori Kai Aide, u shpreh sot, se dëshiron që në Kosovë të ketë më shumë progres në të gjitha fushat në mënyrë që raportin i tij, të jetë një pasqyrë pozitive e zhvillimeve në Kosovë. Tri javë më parë në një prononcim të tij, Kai Aide ka deklaruar, se është i zhgënjyer me proceset në Kosovë, mirëpo, sipas tij gjërat kanë filluar të lëvizin nga vendi në kuptimin pozitiv. Këto komente, ambasadori Aide, i bëri gjatë takimeve që po zhvillon sot me udhëheqësit e institucioneve të Kosovës e liderët e subjeketeve politike.
Aide: Dëshiroj të shoh që në Kosovë është duke u arritur progres në cështjet kyçe të cilat të gjithë i dimë. Në këtë proces duhet të përfshihen të gjithë, pozita dhe opozita dhe këto angazhime unë atëherë do t'i paraqes në raportin tim për Kosovën.

Varet nga lidershipi kosovar ka vazhduar Aide, nëse dëshirojnë të zgjedhin rrugën e mirë, apo atë të gabuar. Ambasadori Kai Aide, në orët e paradites takoi presidentin Rugova dhe kryetarin e PDK-së, në opozitë, Hashim Thaçi. Presidenti Rugova, u shpreh i bindur se ambasadori Aide, do të bëjë një vleresim pozitiv për zhvillimet në vend. Kritik për zhvillimet në Kosovë, ndërkaq, u shpreh kryetari i PDK-së, në opozitë, Hashim Thaçi, duke drejtuar kritika të ashpra në adresë të qeverisë së Kosovës.
Sidoqoftë, ambasadori, Kai Aide, tha se ai nuk do të jetë i ndikuar nga prononcimet e udhëheqësve të këtushëm mirëpo, ai do të pasqyrojë siç tha ai, saktë në raportin e tij, proceset në Kosovë, të cilat nëse do të vlerësohen pozitive, do të krijojnë mundësinë e hapjes së bisedimeve për statusin e final të Kosovës.


  • Data 18.08.2005
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqth
  • Data 18.08.2005
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqth