Kabineti qeveritar dhe gripi i shpendëve | Studimi në Gjermani | DW | 23.10.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Kabineti qeveritar dhe gripi i shpendëve

Për pasqyrën e sotme kemi përzgjedhur dy tema të trajtuara me prioritet në shtypin javor ndërkombëtar: kabineti i kancelares së ardhëshme gjermane Angela Merkel dhe gripi i shpendëve.

default


"Il Mesagjero" e Romës, lidhur me kabinetin e kandidates për kancelare, shkruan:

"Angela Merkel është një kancelare e cila ka shumë punë ende pa e marrë këtë post. Lista e kandidatëve për ministra, me siguri që nuk është sipas dëshirës së saj dhe nuk i shkon në favor forcimit të pushtetit të saj, brenda këtij koalicioni me potenciale grindjesh. Ndër kandidatët për ministra janë edhe ish - kundërshtarët politikë të Angela Merkel. Mirëpo, në radhë të parë duhet veçuar kryeministrin bavarez Edmund Shtoiber, i cili në sfond po bënë regjinë e këtyre komploteve kundër zonjës Merkel".

Kështu pohon gazeta italiane "Il Mesagjero", ndërsa ajo e zvicrrës "Tages Anzaiger" pohon:

"Angela Merkel e ka hapur der tani mirë rrugën e saj. Ka mbetur që tani edhe të vie në pushtet: në qoftë se të gjitha gjërat zhvillohen sipas parashikimeve, ajo do të jetë kancelarja e parë gjermane. Por ende nuk dihet nëse për këtë duhet uruar, sepse kanë mbetur shumë probleme. Kundërshtarët politik do t'i ketë në të njëjtën tavolinë; shumë shokë partiakë merren me ekonomi për interesat përsonale; debakli në zgjedhje ende nuk ëshë përpunuar; ndërsa në Bundesrat ka vetëm një shumicë të vogël. Pra që para marrjes së postit, kancelarja e ardhëshme duket e vetmuar. Ajo do të jetë e huaj në kabinetin e vet", mendon komentatori i gazetës së Cyrihut, "Tages Anzaiger".

Ndërsa ai i gazetës austriake "Salcburger Nahrihten", pohon:

"Duket se Edmund Shtoiber është një halë në sy për këtë koalicion, të paktën me Angela Merkel si kancelare. Shtoiber paraqitet si pengesë edhe për fraksionin e vet parlamentar. Angela Merkel në kabinetin e saj do të jetë më shumë si moderatore. Ajo duhet të përballet me përsonalitet shumë të forta politike, të deleguara prej unionit dhe socialdemokratëve. Vetëm në këtë mënyrë Qeveria mund të përballet me problemet e shumta dhe reformat e domosdoshme të cilat Gjermaninë do ta çonin përpara."

Gazeta britanike "Fajnenshel Tajms" ndryshimet në Gjermani i shikon nga një perspektivë tjetër:

"Kur Toni Bler vendosi që samiti ekonomik i BE të mbahet në fund të tetorit, askush nuk e paramendonte se Gjermania do të prezantohet nga kancelari Gerhard Shrëder. Kalkulimet e Blerit ishin se deri në fund të tetorit, Angela Merkel me siguri do të marrte postin e kancelares. Britanikët mendonin se me mbështetjen e saj, sërish do të rifillonin debatet për zhvillimin mëtë shpejtë ekonomik. Mirëpo ndryshimet në Gjermani po zgjasin pak më shumë. Problemi kryesor tani nuk është prezenca në samit e kancelarit Shrëder, por një lloj vendosmërie për rrënimin e axhendës britanike".

Ndërrojmë temë: gripi i shpendëve po bëhet një prej sfidave më serioze për Evropën. Gazeta holandeze "Trou" shkruan:

"Fitohet përshtypja se Evropa është e befasuar me afërsinë kaq të madhe të gripit. Kjo sëmundje më parë ishte në Azi dhe nuk kishte asnjë dëshmi serioze se atje edhe do të mbetet. Shpesh është dëshmuar se sëmundjet kuptohen seriozisht, vetëm kur trokasin në dyert e të pasurve. Gripi mund të çojë tek një katastrofë e shpendëve. Bashkimi Evropian duhet të ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e katastrofës. Pikërisht në këtë moment duhet të mënjanohen interesat kombëtare dhe të ndërmirren masat e domosdoshme".

Një vëmendje të posaçme gripit të shpendëve i kushton edhe gazeta franceze, "L'humanite", e cila në radhë të parë thekson pasojat që ai mund të ketë për bujqësinë:

"Vala e pasigurisë për shkak të këtij gripi na rikujton se prodhimi bujqësor nuk mund të matet me kuota dhe numra të saktë. Kërcënimet e përhapjes së kësaj sëmundjeje duhet të forcojnë bindjen për reformat agrare dhe perspektivnën e tyre të dyfishtë politike. Kjo për faktin se gabimet në këtë sektor, mund të sjellin edhe deri tek varfëria dhe uria".

Në anën tjetër, gazeta britanike "Tajms", bënë përpjekje që ta qetësojë opinionin. Të paktën sa i përket gripit të shpendëve:

"Të relaksuar mund të ulemi dhe të spekullojmë, për pasojat e një pandemie eventuale. Mirëpo kur gripi të krahasohet me sëmundjet tjera, është fakt se me miliona njerëz vdesin para kohe nga sëmundja e sheqerit, infarkti në zemër, pika në tru, pasojat e pirjes së duhanit, mungesa e lëvizjes, pesha e tepërt dhe të ushqyerit e dobtë. Pandemia e gripit të shpendëve nuk kërkon më shumë se një vakcinim. Ndërkohë që sëmundjet tjera kërkojnë ndryshimin tonë".


  • Data 23.10.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArtH
  • Data 23.10.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArtH