Kabineti izraelit vendos të mos zgjerohet ofensiva tokësore në Liban | Bota | DW | 27.07.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kabineti izraelit vendos të mos zgjerohet ofensiva tokësore në Liban

Qeveria izraelite vendosi në mbledhjen e saj të fundit të vazhdojë me të njëjtin intensitet sulmet ndaj lëvizjes libaneze Hisbollah. Megjithatë rekomandimi i ushtrisë izraelite për të zgjeruar veprimet ushtarake tokësore në Liban nuk u miratua prej kabinetit. Në vend të këtij hapi po shqyrtohet mobilizimi i rezervistëve të tjerë për të ndërruar trupat

Izraeli do të vazhdojë të shrytëzojë epërsinë në ajër dhe me artileri

Izraeli do të vazhdojë të shrytëzojë epërsinë në ajër dhe me artileri

Mbledhja e qeverisë izraelite ndodh pas ditës ku u shënuan humbjet më të mëdha në luftime në një ditë në forcat izraelite. Ndërkaq luftimet përreth Bint Jbeil-it ende vazhdojnë.

Duke folur në radion e ushtrisë izraelite ministri i drejtësisë Haim Ramon tha, se duhet të shfrytëzojmë epërsinë tonë në ajër dhe me artileri duke i përdorur me kujdes trupat tokësore. Mosarritjen e një thirrjeje për armëpushim të menjëhershëm nga konferenca e Romës, Ramon e vlerësoi si dritë të gjelbër nga bashkësia ndërkombëtare që Izraeli të vazhdojë ofensivën e vet. "E gjithë bota e di që një fitore e Hisbollahut do të thotë fitore për terrorizmin ndërkombëtar dhe katastrofë për botën dhe Izraelin", u shpreh ministri.

Në Nju Jork Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara këshillohet sot sërish për një rezolutë në lidhje me sulmin ajror izraelit ndaj një posti vrojtues të Kombeve të Bashkuara, ku humbën jetën katër vëzhgues helmetkaltër.

Një ditë pas konferencës së Romës për Lindjen e Mesme ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier, informoi sot komisionin e jashtëm të parlamentit gjerman mbi përfundimet e konferencës dhe mbi qëndrimin e qeverisë gjermane. Në mbledhjen me dyer të mbyllura u trajtua edhe përfshirja e Gjermanisë në një trupë të mundshme paqeje për stabilizimin e Libanit.

Steinmeier e hodhi poshtë kritikën për rezultatet e konferencës së Romës:"Nuk e pranoj vlerësimin që pashë shpesh në shtyp se konferenca ishte zhgënjyese. Përkundrazi, kur thuhet se u arrit vetëm një marrëveshje për një trupë stabilizuese, atëherë më duket se nuk bëjmë krahasimin e duhur. Më shumë dhe madje as sa ç'u arrit nuk mund të prisnim prej kësaj konference."

Përpara se qeveria gjermane të vendosë për pjesëmarrjen në trupën ndërkombëtare të paqes, ajo do të presë përpilimin e mandatit të ri.

Ndërkaq Shtetet e Bashkuara të Amerikës mohuan sot të kenë thyer rregullat e transportit ajror britanik. Ministra e jashtme britanike Margaret Beckett kishte protestuar për transportimin me avionë amerikanë të bombave për në Izrael nëpërmjet një aeroporti skocez. Zëdhënësi i ministrisë amerikane të mbrojtjes Joe Carpenter tha në Uashington, se pas kontrollit të regjistrimeve rezulton se nuk ka pasur shkelje të rregulloreve në Britani.

  • Data 27.07.2006
  • Autor Elert Ajazaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArKq
  • Data 27.07.2006
  • Autor Elert Ajazaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArKq
Reklamë