Köhler i kënaqur me vizitën në Kinë | Gjermania | DW | 25.05.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Köhler i kënaqur me vizitën në Kinë

Autoritetet kineze nuk i duan shumë konferencat për shtyp. Me më shumë dëshirë fotografohen para kamerave, me shtrëngimin e duarve dhe buzëqeshje. Kështu ishte edhe në takimin e presidentit Horst Köhler me homologun e tij kinez Hu Jintao

default

Kur politikanët perëndimorë në Kinë kërkojnë respektimin e të drejtave të njeriut, para vete kryesisht kanë politikanë me shikime të shtanguara. Kryesia kineze deri tani nuk donte të fliste për këtë temë. Duket se gjatë vizitës së presidentit gjerman Köhler ishte ndryshe.
"Presidenti i Kinës edhe vet flet për gabime dhe probleme. Udhëheqësia kineze është e gatshme që të diskutojë për funksionimin e shtetit juridik. Kjo ishte për mua shumë e rëndësishme, sepse treguan se edhe vet janë të interesuar për përparime", theksoi presidenti gjerman.
Para vizitës së presidentit Köhler, kishte edhe tone mosmarrveshjeje në relacionin Berlin - Pekin. Udhëheqësia kineze ishte e paknaqur për shkak të një rezolute të parlamentit gjerman, ku kritikohen ashpër kushtet e puntorëve dhe sistemet e burgjeve në Kinë. Mirëpo kurrsesi nuk mund të flitet për prishje marrdhënjesh. Përkundrazi, ata folën për një mirëkuptim të shkëlqyeshëm, atmosferë miqësore dhe gatishmëri për të dëgjuar njëri tjetrin. Presidenti Köhler hasi madje në dyer të hapura kur u bisedua për çështjet e rëndësishme siç janë ruajtja e mjedisit dhe klima.
"Udhëheqësia e këtushme e di se problematika e ruajtjes së mjedisit dhe furnizimi i sigurt me energji, janë çelësi i zhvillimit të mëtejmë ekonomik. Ata tani po shikojnë se si mund t'u ndihmohet për zgjidhjen e problemeve me mjedisin dhe klimën. Mendimi i tyre është se në Gjermani ekzistojnë kapacitete të mëdha teknike, ekonomike dhe shkencore për realizimin e këtyre qëllimeve. Kjo është edhe në interesin tonë, prandaj jam shumë i knaqur", theksoi presidenti Köhler, duke nënvizuar se Kina tani është e interesuar të shikojë edhe veprat. Midis këtyre dy vendeve ekzistojnë marrveshje të shumta të cilat duhet të fillojnë të realizohen. Presidenti Köhler angazhohet për investime më të mëdha në përdorimin e burimeve alternative të energjisë. Këtu duhet të gjendet një zgjidhje e mirë, me qëllim që rritja jashtëzakonisht e lartë ekonomike e Kinës të mos shkaktojë ndotje të mëdha të mjedisit. Presidenti gjerman është i bindur se Kina do të tregohet e përgjegjshme.
"Ata duan që edhe më tej të vazhdojnë integrimin paqësor në ekonominë botërore dhe të organizojnë bashkëpunimin me vendet fqinje dhe mbarë botën. Ky është një prej rezultateve kryesore të vizitës. Jam i bindur se shumë çështje mund të debatohen shumë hapur dhe të shikohet gatishmëria për realizim. Njeriu duhet të shtrojë pyetje, por para së gjithash duhet të bisedojë me tjetrin", pohon presidenti.
Kina dhe Gjermania janë të interesuara për intensifikimin e bisedimeve. Presidenti Köhler thotë se Pekini është i interesuar për bisedime më të ngushta jo vetëm me politikanët në Berlin. Pala kineze ka ftuar 400 të rinjë gjermanë dhe ka propozuar që 26.000 kinezë të shkojnë në doktoratura në Gjermani. Presidenti Köhler dhe Hu kanë marrë përsipër që përsonalisht të jenë promotorë të programit kulturor gjermano - kinez i cili në gusht do të fillojë në Kinë.

  • Data 25.05.2007
  • Autor Monika Ditrich
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqwa
  • Data 25.05.2007
  • Autor Monika Ditrich
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqwa