Këshilli, Komisioni apo kaosi i OKB | Bota | DW | 08.03.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Këshilli, Komisioni apo kaosi i OKB

Planet për Këshillin për të drejtat e njeriut janë bërë para shumë vitesh, por vendimi për krijimin e tij u morr gjashtë muaj më parë. Këshilli duhet të zëvendësojë Komisionin e deritanishëm, i cili nuk është treguar efikas. Problemi më i madh është kundërshtimi amerikan ndaj këtyre reformave.

John Bolton kundër të tjerëve

John Bolton kundër të tjerëve

"E keqja gjithmonë duhet të zëvendësohet nga e mira, mirëpo më e mira kurrë nuk duhet të jetë armik i të mirës". Kofi Anan i ra në shenjë: Këshilli për të drejtat e njeriut, është një përparim në krahasim me Komsionin e deritanishëm. Zbatimi i reformës megjithatë nuk ka qenë optimal. Por duhet të bëhet e mira dhe e mundshmja. Kofi Anan thotë se reforma duhet të kryhet shumë shpejt, para 13 marsit, kur në Gjenevë do të takohet Komisioni i tanishëm për të drejtat e njeriut.

"Komisioni është diskredituar me bilancin e vet. Në qoftë se nuk kemi kujdes dhe marrim vendime të gabuara, do të arrijmë në një situatë ku të kemi një komision të diskredituar dhe një Këshill të dështuar", thotë Anan.

Për domosdoshmërinë e ndryshimeve të vetëdijshme janë edhe 190 nga 191 vendet anëtare të OKB. Prej Afrikës së Jugut e deri tek Gjermania, prej Argjentinës e deri tek Zvicra - të gjitha shtetet janë dakorduar me krijimin e një Këshilli të tillë.


Vetëm ambasadori amerikan Xhon Bolton mbetet kategorik në kundërshtime. Bolton thotë se propozimet e Ananit nuk janë mjaft të mira. Ambasadori amerikan pohon se ndryshimet e propozuara janë vetëm kozmetikë. "Në qoftë se kryetari i Asamblesë së Përgjithshme dhe të tjerët e nxjerrin këtë propozim në votim, ne do të votojmë kundër", u shpreh Bolton.


Pas muaj të tërë debatesh dhe arritjes së këtij kompromisi, ashtu si edhe në rastin e reformës së OKB dhe kërkesave për zgjerimin e Këshillit të Sigurimit, ambasadori amerikan kërkon negociata të reja. Bolton thotë se nuk ka nevojë për nguti. "Ndoshta është edhe më mirë sikur Komisioni të takohet edhe një herë dhe të rikujtojë të gjitha të këqijat e veta. Kjo do të ndihmonte ndoshta në rrugën e reformave", mendon ai.

Për kryetarin e Asamblesë së përgjithëshme, Jan Eliason, rifillimi i negociatave të rejam është gati i frikshëm. Ai i njeh shumë mirë këtë taktikë të amerikanëve. Po ashtu e di se kërkesa të reja do të paraqiten jo vetëm prej amerikanëve por dhe vendeve të tjera. "Shumica e delegacioneve më kanë paralajmëruar qartë për mosndryshimin e tekstit të tanishëm. Kurrë më parë nuk kam dëgjuar kaq shumë paralajmërime për mundësinë e hapjes së kutisë së pandorës", thotë ai.

Për përparësitë e Këshillit më të vogël kanë dhënë deklaratat e tyre në gazetën Nju Jork Tajms edhe pesë nobelistë, prej Xhimi Karterit e deri tek Desmond Tutu. Antarët e kryesisë duhet të zgjidhen me shumicën e thjeshtë të shteteve anëtare. Në vend të një takimi të vetëm janë parashikuar tri mbledhje të Këshillit. Ndërkohë që Këshilli do të kishte mundësinë e veprimit shumë të shpejtë. Propozimi i tanishëm parashikon edhe një përfshirje të fuqishme të organizatave joqeveritare. Nobelistët mendojnë se këto janë përparësi shumë të mëdha të cilat duhet zbatuar.

  • Data 08.03.2006
  • Autor Rainer Sütfeld
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArMH
  • Data 08.03.2006
  • Autor Rainer Sütfeld
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArMH
Reklamë