Këshilli i Sigurimit duhet të vendosi sanksionet kundër Sirisë | FOKUS | DW | 26.10.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Këshilli i Sigurimit duhet të vendosi sanksionet kundër Sirisë

Projektrezoluta që kanë paraqitur Franca dhe SHBA parasheh që sirianët e përfshirë në vrasjen e Haririt, të dënohen me ndalim udhëtimi dhe me ngrirjen e kontove të tyre jashtë shtetit.

Gjykatësi i Kombeve të Bashkuara, Detlev Mehlis

Gjykatësi i Kombeve të Bashkuara, Detlev Mehlis


Për shkak të vrasjes së politikanit libanez Rafik Harir, Këshilli i Sigurimit, sipas dëshirës së SHBA-ve dhe Francës, duhet të vendosë sanksione kundër Sirisë. Sirianët që ishin përfshirë në këtë vrasje, duhet të dënohen me ndalim udhëtimi dhe me ngrirjen e kontove të tyre jashtë shteti. Kjo del nga një projektrezolutë, që të dyja vendet paraqitën në Nju Jork. Në rrethet diplomatike konstatohet se projekti nuk drejtohet përgjithësisht kundër qeverisë në Damask, por kundër personave të veçantë.

Disa shtete kërkojnë të rritet presioni mbi Sirinë

Pas dëgjimit të raportit të Mehlis në KS ambasadori amerikan John Bolton është i sigurtë se do të ketë së shpejti një rezolutë të fortë. "Së bashku me shokët francëzë ai shpërndau ndër anëtarët e këshillit projektin e parë. Qëllimi është i qartë, presioni mbi Sirinë duhet shtuar për të nxjerrë të gjithë të vertetën nga Siria", thotë ambasadori i Francës në OKB la Sabliere.

"E gjithë e verteta do të thotë, që Siria të kooperojë krejtësisht dhe ne nuk do të pranojmë asgjë përveç kooperimit të plotë."

Pas raportit të hetuesit të posaçëm gjithë Këshilli i Sigurimit e ka të qartë, në rastin e vrasjes së Haririt, prozhektorët janë drejtuar tani ndaj Sirisë. Kryeprokurori i Berlinit Detlev Mehlis u shpreh: "Ne mendojmë, se Siria ka më shumë informacione, nga sa ka vënë deri tani në dispozicion. Dhe ne shpresojmë se kjo, që po ndodh do të çojë në fakt në kooperim të plotë nga ana e Sirisë."

Siria hedh poshtë akuzat

Edhe pse ambasadori i Sirisë në OKB u përbetua për pafajësinë e vendit të tij dhe atakoi ashpër raportin e Mehlis, ndermjetësuesi i posaçëm i OKB-së megjithë kërcënimet edhe kunder jetës së tij, këmbëngul që të gjitha faktet e deponimet të çojnë tek Damasku. "Atëherë çuditemi, kur dëshmitarët nga Siria bëjnë deponime të rreme."

Për t´i dhënë fund një sjelljeje të tillë, Uashingtoni kërkon nga forumi më i lartë i OKB-së tone dhe sinjale të ashpra. "Pengesat duhet të ndërpriten menjëherë dhe ne duam bashkëpunim substancial, ne duam të na jepen dëshmitarët dhe dokumentet, bashkëpunim i vertetë dhe jo vetem në dukje."

Këtë kërkesë të Boltonit mund ta mbështeste edhe Detlev Mehlis, që dëshëron bashkëpunim aktiv me Damaskun. Pastaj rasti mund të sqarohet lehtë. "Ne nuk kemi të bëjmë këtu me grupe fundamentaliste, që vetësakrifikohen, por ky është një rast terrorizmi si para 20 vjetësh, si para 30 vjetësh. Pra në fakt sipas modelit të vjetër dhe ky është i mundur të zbulohet."

Detlev Mehlis vazhdon hetimet

Deri me 15 dhjetor Mehlis ka kohë, që të arrijë qëllimin. KS do të miratojë në rang ministrash një rezolutë për Sirinë. Me sanksione Damasku rrezikohet, nëqoftëse Detlev Mehlis i përfundon hetimet e tij, ose nuk i përfundon dot për shkak të Sirisë.

Kryeprokurori i Berlinit nuk u shpreh pesimist në fund të premieres juridike në KS. Megjithë kërcënimet me vrasje dhe mbrojtjen e përhershme të policisë ai do ta marrë sërish përsipër një "mision të tillë impossible", në shërbim të KS. "Sigurisht. Eshtë interesant. Do ta bëja."

  • Data 26.10.2005
  • Autor Rainer Sütfeld
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqi7
  • Data 26.10.2005
  • Autor Rainer Sütfeld
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqi7