Këshilli i Evropës u kërkon vendeve anëtare të ofrojnë alternativa për shërbimin ushtarak të detyrueshëm | Evropa | DW | 12.04.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Këshilli i Evropës u kërkon vendeve anëtare të ofrojnë alternativa për shërbimin ushtarak të detyrueshëm

Këshilli i Evropës tërhoqi vëmendjen për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në radhët e personave që kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Ushtarë në muajt e parë të shërbimit ushtarak

Ushtarë në muajt e parë të shërbimit ushtarak

Këshilli i Evropës theksoi, se shtetet anëtare të këtij këshilli duhet ta shfuqizojnë ligjin për shërbimin e detyruar ushtarak, ose të ofrojnë alternativa si për shembull shërbimin civil. Në vendet evropiano-lindore, që janë anëtarësuar në NATO shërbimi i detyruar ushtarak ose është shfuqizuar, ose janë duke u përgatitur ligje përkatëse në këtë drejtim.

Po ashtu Këshilli i Evropës kërkon që personave që kryejnë shërbimin ushtarak të detyrueshëm, t'u lejohet organizimi në sindikata.

Një ndër vendet më të kritikuara sa u përket problemeve me personat që kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak është Rusia, ku jo vetëm ë shtë në fuqi një ligj jo-bashkëkohor për shërbimin ushtarak. Po ashtu në Rusi janë në rend të ditës keqtrajtimet apo fyerjet e rënda të rekrutëve. Gjithësesi raste të tilla ka edhe në radhët e ushtrive të vendeve perëndimore. Le të kujtojmë këtu bujën që bënë vitin e kaluar lajmet për dhunën e ushtruar ndaj 40 marinsëve në Britaninë e Madhe.

  • Data 12.04.2006
  • Autor Pandeli Pani
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArBM
  • Data 12.04.2006
  • Autor Pandeli Pani
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArBM