Këshilli i Evropës u bën thirrje shteteve evropiane që të mos bashkëpunojnë me SHBA-s gjatë hetimit të të burgosurve të Guantanamos | Politika | DW | 27.04.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Këshilli i Evropës u bën thirrje shteteve evropiane që të mos bashkëpunojnë me SHBA-s gjatë hetimit të të burgosurve të Guantanamos

Detyra kryesore e Këshillit të Evropës në Strasburg është observimi dhe ruajtja e të drejtave të njeriut dhe e të drejtave themelore në Evropë dhe në vendet fqinje lindore. Por tani Këshilli i Evropës akuzon SHBA-s për torturimin e të burgosurve në burgun famëkeqe të Guantanamos. Në rezolucionin që u publiku të martën e kaluar, shkruhet se qeveria amerikane ka shkelur me luftën kundër terrorit, principet e saj më të larta. Këshilli i Evropës u ka bërë thirrje shteteve evropiane që të mos bashkëpunojnë me SHBA-s gjatë hetimit të të burgosurve të Guantanamos.

Këshilli i Evropës në Strasburg

Këshilli i Evropës në Strasburg

Takimi parlamentar i Këshillit të Evropës u mbyll me unanimitet të plotë. Madje deputeti britanik i partisë së punës, Labour, i cili është mik i Blair-it, e kritikoi në mënyrë fare të hapur qeverinë e Bushit. 71 vjeçari Kevin MacNamara, i cili është përgjegjës për informimin e Këshillit të Evropës mbi gjendjen në Guantanamo, u përshkroi deputetëve të pranishëm në takimin parlamentar situatën tragjike ditore të të burgosurve në bazën ushtarake amerikane në Kubë:

"Gjatë hetimit ndodh që një grua e veshur në mënyrë provokuese, nxjerr revista pornografike dhe luan me trupin e saj. Pastaj vjen një burrë me fotografi në të cilat ndodhet një grua lakuriq së bashku me Osama Bin Laden. Të burgosurve u thuhet se në rast se nuk bashkëpunojnë, ata do të dërgohen në një shtet tjetër ku do të torturohen" - tha McNamara.

Politikani britanik u shfaq i indinjuar mbi mënyrën e hetimit në burgun e Guantanamos. Pothuasje të gjithë deputetët e pranishëm ishin të bindur se metodat tortururese që u përdorën në burgun irakian Abu Graib përdoren gjithnjë e më shpesh nga amerikanët. Britaniku MacNamara tha:

"Jam i mendimit se metodat e SHBA-s në Guantanamo janë një sulm i hapur kundër vlerave të shoqërisë sonë."


MacNamara është autori i rezolutës që u pranua menjëherë nga deputetët e Këshillit të Evropës. Në këtë rezolutë kritikohet ashpër qeveria e Bushit. Të burgosurit në Guantanamo trajtohen në mënyrë poshtëruese dhe çnjerëzore. Këto metoda aprovohen madje nga oficerët më të lartë amerikanë dhe qeveria e Bushit është e informuar mbi të gjitha mënyrat e hetimit. Ish ministrja gjermane e drejtësisë Sabine Leutheusser-Schnarrenberger është dakord me të gjitha formulimet e rezolutës së Këshillit të Evropës:

"Problemi kryesore qëndron në faktin se në Guantanamo Bay ndodhen prej vitesh 660 të burgosur nga 44 vende të botës, të cilët u arrestuan si pasojë e luftës kundër terrorit. Por të drejtat e tyre themelore janë shkelur krejtësisht" - thotë ajo.

Në rezolutën e tyre, deputetët e Këshillit të Evropës u bëjnë thirrje 46 shteteve antare të këtij Këshilli, që të mos dorëzojnë më asnjë të dyshuar në SHBA-s, në rast se ky i fundit do të dërgohet në Guantanamo Bay. Madje Këshilli i Evropës ka deklaruar se nuk do t´i ofrojë SHBA-s asnjë informacion apo fakte relevante, në rast se të burgosurit nuk do të gjykohen përpara një gjykate të rregullt.

  • Data 27.04.2005
  • Autor Cai Rienäcker
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqu5
  • Data 27.04.2005
  • Autor Cai Rienäcker
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqu5