Këshilli i Evropës - Ndërgjegja e Bashkimit Evropian | Evropa | DW | 14.05.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Këshilli i Evropës - Ndërgjegja e Bashkimit Evropian

60 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, 46 kryetarë shtetesh do të takohen të hënën e ardhshme (17.05) në Varshavë, ku do të organizohet një samit i madh pan-evropian. Në këtë samit, në të cilin do të marrë pjesë edhe kancelari gjerman Gerhard Schröder, antarët e Këshillit të Evropës do të bisedojnë mbi qëllimet e ardhshme të këtij institucioni. Këshilli i Evropës është organizata më e vjetër e Evropës.

Këshilli i Evropës në Strasburg

Këshilli i Evropës në Strasburg

Këshilli i Evropës mund të quhet djepi politik i Evropës së bashkuar pas Luftës së Dytë Botërore. Themeluar në vitin 1949 në Strasburg, Këshilli i Evropës ishte baza për bashkëpunimin mes vendeve evropiane, deri kur në vitet 60 u krijua Bashkimi Ekonomik Evropian me qendër në Bruksel.

Sot Këshilli i Evropës vepron vetëm nën hijen e qendrës së Bashkimit Evropian, i cili shpenzon brenda një dite shuma të cilat Këshilli i Evropës i shpenzon brenda një viti. Por rënia e perdes së hekurt pas vitit 1989 hapi perspektiva të reja për Këshillin e Evropës, i cili ishte porta e parë ku trokitën qeveritë ish komuniste nga Varshava, Bukureshti dhe shtetet baltike, për ndihmë nga institucionet evropiane. 46 shtete janë antare të Këshillit të Evropës, madje edhe Rusia ka nëntë vite që bën pjesë në këtë Këshill.

Organizatat nga Strasburgu kanë të njejtat detyra në Evropë, si Kombet e Bashkuara në botë. Të gjitha 46 shtetet antare duhet të respektojnë Konventën për të Drejtat e Njeriut që u hartua në vitin 1950. Gjykatësit nga Straburgu përqëndrohen vetëm në çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut.

Rreth 200 konventa janë hartuar nga Këshilli i Evropës për të ruajtur demokracinë dhe të drejtat e njeriut në Evropë. Konventa më e fundit, që lufton terrorin ndërkombëtar, pastrimin e parave dhe trafikimin njerëzor, do të ratifikohet të hënën në Varshavë nga përfaqësuesit e të gjithë 46 shteteve antare.

Komisione për të drejtat e njeriut vizitojnë rregullisht shtetet antare dhe informohen mbi trajtimin e të burgosurve, mbi abuzime të mundshme nga policia, etj.

Këshilli i Evropës ka gjithashtu një parlament të brendshëm. 315 deputetë përfaqësojnë shtetet antare dhe debatojnë mbi problematikën e të drejtave të njeriut. Tema kryesore e mbledhjeve të fundit të parlamentit të Këshillit të Evropës ka qënë situata e tensionuar në Çeçeni.

  • Data 14.05.2005
  • Autor Cai Rienäcker
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArER
  • Data 14.05.2005
  • Autor Cai Rienäcker
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArER