Kërmij „made in Moers“ | Evropa | DW | 03.01.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Kërmij „made in Moers“

Fermerët e vegjël janë të detyruar të kërkojnë qoshe tregu në Gjermani dhe BE

Kultivues kërmijsh

Kultivues kërmijsh

Numri i ndërmarrjeve bujqësore në Gjermani është në rënie. Nëse në vitin 2001 egzistonin ende 430.000 të tilla sot ky numër është vetëm 360.000 ndërmarrje. Ndër to dominojnë fermat e mëdha me sipërfaqe më të madhe se 1000 hektarë, ato më të vogla nuk arrijnë të përballojnë shpenzimet fikse dhe zhduken nga tregu. Kush kërkon të ketë megjithatë sukses si fermer duhet të riorientohet. Gjithnjë e më shpesh tregu pasurohet nga ndërmarrje të vogla të cilat zbulojnë qoshe të pashërbyera dhe kultivojnë kafshë ekzotike për shijen gjermane. Në Moers në landin e Rinit Verior dhe Vestfalisë një cifti i lindi ideja të rrisë kërmij vreshtash. Si funksionon kultivimi ekologjik i kërmijve dhe a është rentabël biznesi me kafshëzat jargavitëse?

Kultivimi i kërmijve të vreshtave është ashtu si vetë kërmilli: ecën ngadalë. Këtë e dinë edhe Angelika dhe Ralf Dickel. Tre vjet më parë dy bashkëshortët rregjistruan ndërmarrjen e tyre bujqësore të kultivimit në Moers. Verën e ardhshme ata mund të shesin kërmijtë e parë të vreshtave (njohur ndryshe me emrin kërmij Burgonje) nga kultivimi i tyre. Nga 40.000 kërmij që ishin në fillim janë bërë tashmë rreth 1,2 milionë. Edhe pse kërmijtë shtohen me shpejtësi ndërmarrje të këtij lloji janë ende të rralla në Gjermani. Ndërkohë që në landin e Bavarisë ka rreth 20 të tilla në landin e Rinit Verior dhe Vestfalistë cifti Dickeles është i vetmi që operon një ndërmarrje bujqësore të këtij lloji. Për autoritetet lokale ideja e ciftit ishte e re kujton Angelika Dickel: „Nëpunësit në fillim qeshën dhe iu desh natyrisht të konsultonin direktivat e tyre. Nëse do kishim filluar si rritës derrash askush s’do të ishte habitur. Ndërkohë ka shumë fermerë që rrisin struca apo dele kamerunase. Kjo ndryshon disi nga biznesi i përgjithshëm i fermerëve.“

Angelika Dickel ka dhënë dorëheqjen nga puna e saj në një firmë të madhe ndërtimi për t’iu dedikuar plotësisht kultivimit të kërmijve. Ndërsa i shoqi Ralf vazhdon të punojë si marangoz për llogari të tij. Me vetëm një hektar tokë në dispozicion për ndërmarrjen cifti Dickel dëshëron të merret seriozisht. Por kultivuesja e kërmijve i njeh problemet me të cilat u duhet të luftojnë fermerëve të zakonshëm në Gjermani:

„Bujqësia është relativisht një degë në rënie. Nëse sot kërkon të bësh para si fermer duhet të keshë tokën tënde dhe jo parcela me qera. Sipërfaqet duhet të jenë të mëdha, kjo do të thotë që me më pak se 70 apo 100 hektarë nuk ia vlen fare të nisësh biznesin si fermer. Për ne kjo nuk do të kishte patur aspak leverdi.“

Për këtë arsye ndërmarrja e familjes Dickel ka orientim vecanërisht ekonomik. Shfrytëzim maksimal me sipërfaqe të vogla – një koncept që ndërkohë është tendencë. Ndër këto ndërmarrje që shfrytëzojnë qoshet e pashërbyra të tregut bëjnë pjesë krahas ndërmarrjeve ekologjike bujqësore dhe ndërmarrjet familjare. Por gjatë punës së tyre këta fermerë janë të detyruar të respektojnë rregullat e BE-së. Direktivat e BE-së rregullonin deri tani tregjet e shitjes, cmimet dysheme dhe siguronin importin dhe eksportin. Përmes tre reformave këto rregulla janë ndryshuar. Kjo e vështirëson punën e fermerëve vë në dukje Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Gjermane të Fermerëve, Dr. Helmut Born: „BE ka vendosur një të ashtuquajtur kompensim direkt në ndërmarrjet bujqësore. Me anë të tij sigurohet detyrimi për respektimin e rregullave për mjedisin, mbrojtjen e konsumatorëve, mbrojtjen e kafshëve dhe të gjitha këto janë të përcaktuara në direktiva të vecanta. Kjo shkakton një burokraci të madhe në ndërmarrjet bujqësore dhe pengon që atmosfera të jetë e mirë.“

Atmosferë jo të mirë shkaktoi në fermën e familjes Dickel një direktivë e BE-së që merret me therrjen e bretkosave dhe kërmijve. Sipas këtij rregulli Dickel-ët duhet të ngrenë një repart therrjeje me kabina për t’u ndërruar. Për ferma franceze të cilat kanë prodhim gjatë gjithë vitit kjo ka kuptim. Por për kultivuesit e vegjël të kërmijve në Moers një repart i tillë nuk do t’ia vlente: „Kërmijtë tanë mund të përpunohn vetëm dy ose tre herë në vit. Për këtë arsye jemi të detyruar që kërmijtë t’i mbledhim, t’i dërgojmë në Francë ku do të theren në një ndërmarrje therrjeje të licensuar e cila do ta na i nisë mbrapsht të ngrira. Përpunimi i mëtejshëm kërkon pastaj një hapësirë speziale me kushte të rrepta higjene dhe aparatet përkatëse.“

Produktin e saj Angela Dickel dëshëron ta hedhë në treg si ushqim të rrallë. Kërmijtë e saj nuk konservohen në kuti teneqeje por paketohen në qese pas ngrirjes. Produkti është menduar si për gastronominë lokale ashtu edhe për konsumatorin individual. Por 47 vjecarja është realiste për konkurrencën e fortë nga jashtë: „Malli i importuar është sigurisht konkurrencë. Së pari pasi kanë më shumë potencial se sa kultivuesit tanë të kërmijve këtu në Gjermani dhe restorantet i bëjnë porositë jashtë. Për këtë biznesi ynë është një punë pionierësh pasi duhet të bindim gastronominë për cilësinë e produktit tonë.“

Dhe për këtë cilësi Angelika Dickel është e bindur. Ajo mbështetet në cilësinë e natyrshme.

  • Data 03.01.2007
  • Autor Markus Kubitza
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar9G
  • Data 03.01.2007
  • Autor Markus Kubitza
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar9G