Kërkohet serioziteti në politikë | FOKUS | DW | 20.09.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Kërkohet serioziteti në politikë

Rezultatet e zgjedhjeve shtrojnë shumë pyetje që kërkojnë përgjigje nga partitë politike. Por ato nuk po tregojnë vullnet për analizimin e koalicioneve të mundëshme.

Semafori simbol i një koalicioni të mundshëm

Semafori simbol i një koalicioni të mundshëm


Rezultatet e paqarta të zgjedhjeve kanë bërë që disa politikanë gjermanë të kenë probleme me qëndrimet e tyre. Kancelari Gerhard Shrëder dhe një radhë politikanësh socialdemokratë, sipas të gjitha gjasave, nuk janë të gatshëm ta pranojnë humbjen e tyre. Liberalët refuzojnë të bisedojmë me socialdemokratët për krijimin e koalicionit qeveritar. Madje edhe kryeministrat më serioz socialdemokrat të landeve, siç është Kurt Bek i Rajnland Pfalcit, po përpiqen që me ndarjen e kristiandemokratëve dhe kristiansocialëve të nxjerrin një rezultat sipas së cilit socialdemokratët kanë fituar më së shumti vota.
Është koha kur partitë politike duhet t'i kthehen normalitetit dhe të përballen me rezultatet e zgjedhjeve. Është shumë paradoksale fakti që politikanët, të cilët nuk po lodhen aspak nga kërkesat e qytetarëve për ndryshime, nuk janë në gjendje ta pranojnë realitetin e votimit, i cili rezultoi ndryshe nga shpresat e tyre. Gerhard Shrëder dhe Jozef Fisher u angazhuan për të vazhduar koalicionin e deritanishëm, por zgjedhësit vendosën ndryshe.
Angela Merkel, e Unionit dhe Gido Vestervele, i liberalëve synonin të merrnin shumicën e duhur për krijimin e qeverisë, por zgjedhësit nuk ua dhanë këtë mundësi.
Përkundër të gjitha dëshirave dhe ëndërrave, sovrani vendosi që unioni kristiandemokrat dhe kristiansocial si dhe socialdemokratët të fitojnë përafërsisht numër të njëjtë votash, me një përparësi të vogël për koonservatorët. Meqenëse majtistët janë përjashtuar nga të gjitha kombinimet për krijimin e koalicionit qeveritar, mbeten vetëm tri mundësi të tjera: koalicioni mes socialdemorkatëve, liberalëve dhe ekologjistëve; unionit, liberalëve dhe ekologjistëve ose një koalicion i madh. Të gjitha mendimet e tjera për krijimin e një qeverie me pakicë të socialdemokratëve dhe të gjelbërve, me mbështetjen e majtistëve, s'kanë të bëjnë aspak me realitetin.

Është koha e bashkëpunimit


Prandaj, partitë duhet të ulen sa më parë dhe të bisedojnë për bashkëpunim, sepse koha po kalon. Buxheti për këtë vit duhet të përmbushet, ndërkohë që duhet të votohet edhe buxheti për vitin e ardhëshëm. Parlamenti do të konstituohet në mes të tetorit, ndërkohë që punimet e tij mund të fillojnë në nëntor. Pra ka mbetur shumë pak kohë deri në fund të vitit, për plotësimin e këtyre obligimeve dhe atyre të tjera. Në sistemin gjerman po vërehen pasojat e mosveprimit. Ai që qëllimisht ose nga mosdija pengon këtë sistem, bën një mëkat të madh ndaj aftësisë së funksionimit të demokracisë në Gjermani.


  • Data 20.09.2005
  • Autor Wolter von Tiesenhausen
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqif
  • Data 20.09.2005
  • Autor Wolter von Tiesenhausen
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqif