Kërkohet largimi i komisionarit të policisë ndërkombëtare në Kosovë | Ballkani | DW | 14.02.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kërkohet largimi i komisionarit të policisë ndërkombëtare në Kosovë

Shefi i UNMIK-ut, Joakim Rycker, kërkoi dorëheqjen e komisionarit të policisë ndërkombëare Stephen Curtis. Shkak për këtë janë demonstratat e së shtunës në të cilat humbën jetën dy protestues

Prishtina

Prishtina

Shefi i UNMIK-ut, Joakim Rycker, kërkoi dorëheqjen e komisionarit të policisë ndërkombëare Stephen Curtis. Shkak për këtë janë demonstratat e së shtunës në të cilat humbën jetën dy protestues. Mirëpo, shefi i UNMIK-ut, thotë se, largimi i komisionarit të policisë ndërkombëtare nga posti i tij nuk do të paragjykojë rezultatin e hetimeve të cilat akoma po vazhdojnë.

"Unë kam kërkuar nga komisioneri i policisë ndërkombëtare, Stephan Curtis, që të japë dorëheqje të menjëhershme nga posti i tij. Mirëpo, kjo dorëheqje nuk do të paragjykojë rezultatin e hetimeve të cilat akoma po vazhdojnë", tha Joakim Rycker. Unë dua t'iu sigurojë juve se hetimet do të jenë të plotësisht të pavarura dhe nuk duhet të ketë dyshime në pavarësinë e hetimeve, tha Joakim Rycker.

Vendimin për largimin e komisionarit të policisë ndërkombëtare, e ka mirëpitur grupi negociator i Kosovës. Presidenti Fatmir Sejdiu, thotë se duhet pritur rezultatet e hetimeve nëse ka nevojë edhe për shkarkime të tjera.

Ndërkohë, anëtari tjetër i grupit negociator të Kosovës, Veton Surroi, thotë se përgjegjësia për dhunën e së shtunës duhet të jetë e dyanshme.

Komisioni i ngritur enkas për të zhvilluar hetimet për demonstratat e së shtunës, nga të cilat humbën jetën dy persona akoma po vazhdon hetimet. Krerët e UNMIK-ut, thonë se demostratat e së shtunës ishin të dhunshme ndërkoë që paralajmëruan të gjithë qytetarët se nuk do të lejojnë që një gjë e tillë të përsëritet edhe në të ardhmën.



  • Data 14.02.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArYa
  • Data 14.02.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArYa
Reklamë