Kërkohen rrënjët e terrorizmit në konferencën ndërkombëtare të antiterrorit në Riad | Bota | DW | 07.02.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kërkohen rrënjët e terrorizmit në konferencën ndërkombëtare të antiterrorit në Riad

Në fundjavë filloi në Arabinë Saudite konferenca ndërkombëtare e antiterrorit. Në këtë konferencë, e cila zhvillohet në masa të rrepta sigurie në një nga pallatet madhështore të Riadit, marrin pjesë politikanë dhe ekspertë nga 50 vende të botës, ndër ta edhe nga Gjermania. Një nga çështjet e kësaj konferencë është diskutimi mbi rrënjët e terrorit

Princi trashëgimtar saudit, Abdullah gjatë konferencës në një nga pallatet madhështore në Riad

Princi trashëgimtar saudit, Abdullah gjatë konferencës në një nga pallatet madhështore në Riad


Konferenca ndërkombëtare për antiterrorin që përfundon në Riad ditën e martë nuk mund të kishte një vend më të përshtatshëm për t'u zhvilluar se sa kryeqytetin e Arabisë Saudite. Në Riad janë zhvilluar këto dy vite disa serie sulmesh kamikaz, madje edhe koka e terrorit, Osama Bin Laden, e ka bërthamën tek vehabitët, një lëvizje puritane kjo brenda sunitëve, dhe sipas shumë ekspertëve të terrorit, këtu i ka rrënjët madje ideologjia antinjerëzore e terrorit, e cila gati çdokënd e shpall si "të pafe" dhe e bën kështu tabelë qitjeje të sulmeve të myslimanëve fanatikë.
Shtëpia mbretërore saudite ka një opinion tjetër për rrënjët e terrorit. Ajo e hedh fajin tek vëllezërit myslimanë egjyptianë dhe tek ndikimi negativ i grupeve radikaliste në Afganistan. Një diplomat evropian deklaron, se "sauditët e organizuan këtë konferencë, për t'i treguar botës, se ata janë pjesë e zgjidhjes dhe jo pjesë e problemit. Delegacioni gjerman në konferencën e Riadit ka përfaqësues nga Ministria e Jashtme, ajo e punëve të brendshme si edhe zyra federale për krimet dhe diskuton në seminare të posaçme me kolegë nga Turqia dhe Egjipti dhe Japonia mbi rrënjët e terrorizimit.
Turqia u mirëpranua nga të gjithë si një vend laik të luajë rolin e ndërmjetësuesit.

Sheiku Saleh Abdel-Aziz, Ministër për çështje fetare theksoi në këtë konferencë, se terrorizmi nuk shkon me islamin. Kush vret të pafajshëm apo shkatërron shtëpi, shkel një nga principet themelore të islamit. Ai bën fjalë edhe dialogun e inicuar nga ministria e tij me ekstremistët:
"Ministria ka hapur në internet një dialog, në të cilin deri më tani kanë marrë pjesë rreth 800 vetë. Është arritur që të bindet më shumë se një çereku i tyre. Pjesëmarrësit në këtë platformë të internetit mbeten anonimë dhe kërkesat apo vërejtjet e tyre përpunohen nga një shtab i Ministrisë për fenë. Në këtë mënryë është arritur që të ngrihet dialog shumë i frytshëm dhe mjaft i gjallë. Madje në këtë ministri ka shpresë që të kthejnë nga rruga ekstremiste akoma më shumë vetë.

Nuk është e lehtë në këtë konferencë edhe arritja e një kompromisi mes pjesëmarrësve mbi përcaktimin e nocionit "terrorizëm". Kështu plani për të bërë një përcaktim të tillë u la mënjanë. Në këtë pikë opinionet dallojnë shumë nga njëri tjetri. Për shembull ata që janë terroristë për një grup, si kryengritësit në konfliktin izraelito-palestinez apo në Kashmir, konsiderohen nga një grup tjetër luftëtarë për lirinë apo rezistencën. Përpjekja vërtet serioze për të krijuar qartësi në këtë pikë do t'i rrezikonte madje vetë punimet e konferencës. Pritet që konferenca të arrijë rezultate përsa i përket shkëmbimit të teknologjisë dhe kapacitetit mes partnerëve evropianë dhe atyre të vendeve arabe. Kështu përshembull autoritetet evropiane synojnë të përfitojnë nga përvoja e hetuesve të vendeve arabe në luftën kundër terrorit, me synim që të eliminohet në embrion ngritja e celulave të terrorit pikërisht në vendet nga vinë terroristët.

  • Data 07.02.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArQf
  • Data 07.02.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArQf
Reklamë