Kërkesa për zhdëmtim me pasoja. | Gjermania | DW | 05.08.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Kërkesa për zhdëmtim me pasoja.

Debat lidhur me pretendimet ndaj Polonisë

Megjithese lufta boterore ka 59 vjet që ka perfunduar të debuarit gjermanë nga Polonia bejnë kerkesa për zhdemtim. Por pretendimet e shoqates të të perndjekurve dhe organizata e pronareve të vjeter ndikojnë në politikën aktuale. Ata kanë biles potencial të demtojnë marrëdhëniet gjermano-polake. Kjo është shumë e rendesishme dhe nuk duhet dëmtuar.
Dëbimi është padrejtësi, gjithnjë dhe kudo në botë. Për këtë nuk duhet diskutuar. Kjo vlen edhe për polakët, që u shpërngulën me detyrim nga atdheu i tyre në Poloninë lindore në perendim, dhe kjo vlen të thuhet edhe për gjermanët, që u debuan nga territoret e tyre në lindje. Për humbjen e atdheut njerezve nuk mund t´u japësh dëmshperblim, dëmet materiale u kompensuan disi nga ligji i kompensimit i vitit 1952. Deri në vitin 2001 u paguan deri në rreth 130 milionë marka miliona të demtuarve. Në Gjermaninë perendimore ishin ata që prona e të cileve u shkaterrua nga bombardimet, ketu bënin pjesë edhe shumë prej rreth 14 milionë të debuarit.
Por kush flet për debimin, nuk mund të heshte për luftën e dytë boterore. Që gjermanët u dëbuan nga Prusia lindore, Pommern apo Silezia ishte një pasoje direkte e kësaj lufte shkaterruese të shkaktuar nga Gjermania, e cila nisi me sulmin ndaj Polonisë në vitin 1939. Në këtë mënyrë nuk justifikohet aspak dëbimi si i tillë, por duhet të mbahet pasarash fenomeni shkak pasojë, kur bie fjala për kerkesat që i bëhen Polonisë për çdëmtim.
Që shoqata e pronarëve të vjetër me emrin "agjensia prusiane e privatizimit" do të mbledhë padi të të dëbuarve apo të pasardhësve të tyre dhe do t´i dërgojë para gjykatave polake apo evropiane është, edhe pse e shprehur zbutur, indinjuese. Shefi i këshillit të shoqatës, Rudi Pawelka, thotë se kthimi i shtepive, pronave dhe pasurive do të sheronte një pjesë të krimit të debimit. Juristet i japin kësaj pak shanse, por padi të tilla do të ngarkonin klimën ndermjet Gjermanisë dhe Polonisë. "Agjensia prusiane e privatizimit" ndjek siç duket më pak qëllime morale sesa materiale. Në vitin 2004, 59 vjet pas përfundimit të luftës së dytë boterore numri i njërezve të prekur personalisht nga debimi nuk numërohet më me milionë.
Pastaj shoqata e të debuarve vazhdon të ekzistojë
. Kryetarja e saj Erika Steinbach distancohet nga "Agjensia prusiane e privatizimit", por kerkon në të njëjtën kohë një ligj kombëtar të çdemtimit. Ky duhet të jetë vetem gjest simbolik, megjithese pretendimet e të debuarve për çdemtim nuk janë shlyer. Kompensimi i vuajtjes nuk do të thotë heqje dore nga prona. Në të njejtën kohë Steinbach atakon kancelarin gjerman. Pohimi i Gerhard Schrëderit, se qeveria gjermane refuzon kerkesat individuale për çdemtim dhe do ta mbrojë kete edhe para gjykatave nderkombëtare, injoron situaten juridike në Gjermani. Kjo bie në kundershtim me realitetin. Se perse kancelari duhej të merret një pozicion tjeter. Paditë individuale qeveria nuk mund t´i pengojë gjithsesi, por ajo mund t´i konsiderojë ata të gabuara. Dhe në këtë mënyrë ajo jo vetem që pohon realitetin por jep edhe një kontribut në marredheniet gjermano-polake me veshtrim nga e ardhmja.
  • Data 05.08.2004
  • Autor Heinz Dylong
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar62
  • Data 05.08.2004
  • Autor Heinz Dylong
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar62