Këhler kandidati i opozitës për pasardhësin e Raut | Gjermania | DW | 04.03.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Këhler kandidati i opozitës për pasardhësin e Raut

Përcaktues i kandidatit të opozitës për president ishte Partia Liberale (FDP)

Kandiati i opozitës gjermane për president, Horst Këhler

Kandiati i opozitës gjermane për president, Horst Këhler

Lojëra politike dhe pazarllëk në mes të partive politike ka patur gjithmonë për zgjedhjen e presidentit në Gjermani - por ndoshta kësaj radhe këto ishin më të zhurmshme dhe verbuese. Megjithatë e sigurtë është se edhe në këtë vit në lojë të pranishme ishin motivet e forcave politike, u përmenden një mori emrash dhe u dëmtuan personat. Çështja: kush është në të vërtetë më e mira apo më i miri për Gjermaninë nuk ndodhej në sfond të debatit.

Sipas të gjitha gjasave, Horst Köhler, shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar do të jetë president i ardhshëm gjerman. Pa dyshim një ekspert i rrahur i financave, një personalitet i njohur dhe i respektuar edhe jashtë kufinjëve gjerman, por një zgjidhje jopolitike, një kandidat kompromisi të cilin për një kohë të gjatë do ta shoqëroj etiketa "zgjedhja e dytë". Tani është e padobishme pyetja se a do të ishte më mirë që në kreun e shtetit të ishte një president me përvojë më të gjerë politike, një president që mendon më tepër ne kategoritë tjera se në tregun ndërkombëtar të financave. Horst Këhler do të ketë rastin ta dëshmoj këtë dhe do të dij ta shfrytëzoj atë.

Askush nuk mendon seriozisht se me 23 maj në Asdamblenë e përgjithshme, papritmas do bëhet ndodnjë ndryshim dhe gjasa për të fituar do të ketë kandidatja e Partisë Socialdemokerate, presidentja e Universitetit Evropian Viadrina, Gesine Shvan. Por edhe pse socialdemokratët dhe të gjelbërit në këtë instancë janë pakicë është traditë dhe një lloj rituali politik që për çdo post dhe çdokund partitë të dalin me kandidatin e tyre. Për diskutim mbetet vetëm fakti se në situatatë vështira, të pashpresa politika në konkurencë fut me kënaqësi gratë.

Motivet e kryetares së Unionit Kristiandemokrat në lojën poker për gjetjen e presidentit të ardhshëm ishin të qarta: për të më së miri do të ishte që në rezidencën Belevy të transferohej shefi i partisë simotër, Unionit Kristinasocial dhe njëkohësisht kryeministër bavarez, Edmund Stojber. Kjo do të forconte edhe më shumë kandidaturën e saj për kancelar në vitin 2006. Por në këtë lojë nuk pranoi të futej Stojber i cili u angazhua që për postin e presidentit të kandidoj politikani kristiandemokrat Volfgang Shojble. Ky i fundit nuk e kishte mbështetjen e kryetares Merkel.

Në fund si përcaktues vendimtar i lojës mund ta ndjej veten partia liberale e cila në Gjermani përfaqëson një pakicë të vogël të popullatës gjermane. Pa votën e tyre Unioni në opozitë nuk mund të zgjedh presidentit në Asamblenë federale.

  • Data 04.03.2004
  • Autor Kornelia Rabitc
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar7M
  • Data 04.03.2004
  • Autor Kornelia Rabitc
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar7M