1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Kështu Europa kthehet në fuçi baruti!"

Hermann Krause, Moskë30 Maj 2007

Superraketa e re ruse synon të mposhtë sistemin antiraketor amerikan - Koment

https://p.dw.com/p/Aqm5
Aeroplanmbajtëse me raketa
Aeroplanmbajtëse me raketaFotografi: dpa

Kërcënimet tashmë po ndiqen nga veprime konkrete. Presidenti Putin është shprehur prej kohësh që përzierja e Europës në planet e dëshiruara të presidentit Bush për të ndërtuar një sistem antiraketor, do të çojë në një "garë të re armatimi". Ditën e martë Putini tregoi se deklaratat e tij nuk janë fjalë boshe. Në veri të Rusisë u pë prova e parë e raketës së re balistike ndërkontinentale. Sipas të dhënave të qeverisë ruse ajo mund të tejkalojë çdo lloj sistemi antiraketor.

Që para dy vjetësh në fjalën e tij para kombit, presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi ndërtimin e sistemi raketor të teknologjisë së lartë. Ky tip do të mund t'i ikë çdo lloj sistemi mbrojtës dhe nuk do arrijë të qëllohet. Një superraketë, për zhvillimin e së cilës, ushtarakët rusë po punojnë me ritëm të shpejtë. Me sa duket kjo raketë tashmë është prodhuar.

Dje në veri të Rusisë ajo u vu në provë, dhe pati rrezen e vperimit 6.500 kilometra. Çështja që shtrohet aktaulisht është, kë do të kërcënojë Rusia me këtë raketë, dhe nga kush do të mbrohet? Nga Natoja, nga Kina, së cilës Rusia vetë i shet armë pa kufizim, apo nga Irani, të cilin Rusia po ne e ndihmon në armatim. Armiku në imazhin e Rusisë fshihet me sa duket gjithkund. Janë njoftuar prova të tjera me këtë superraketë, u shpreh Sergej Ivanov, ish-ministër i mbrojtjes dhe mëkëmbësi i përfolur i Putinit.

Rusia ka filluar armatimin, kjo është më shumë se për të shprehur keqardhjen. Një gjë e tillë është planifikuar shumë kohë para synimit të amerikanëve për të instaluar një sistem mbrojtës raketor në Poloni dhe Çeki. Ky argument mjafton tashmë për një kurs të ri, veprim ky jo aq i ndershëm. Në këtë kuadër deklaratat e Putinit për sistemin mbrojtës raketor të amerikanëve, i cili do ta kthente Europën në një fuçi baruti, lenë vend për të dyshuar.

Deri më tani ai ka lënë përshtypjen se megjithë aludimet politike ai synon një kurs çtensionimi. Këtij kursi me sa duket po i vjen fundi. Me sa duket për shefin e Kremlinit është e rëndësishme që t'i japë fund politikës së çarmatimit. Mikael Gorbaçov, i cili ka nënshkruar marrëveshjen e çarmatimit duhet të ndjekë se si Putini po i jep fund asaj. Në vend që të kujdeset për shkatërrimin e duhur të nëndetëseve të ndryshkura, të paguar nga taksapaguesit gjermanë, Putini po i jep si detyrë Rusisë moderninizimin e fuqisë ushtarake. Jo vetëm në drejtim të politikës së brendshme jo vetëm nuk ka mësuar Putini. Edhe politikën e tij e jashtme e dallon më shumë ashpërsia se sa kompromisi dhe përpjekja për t'i futur në kundër njëra-tjetrës vendet evropiane.

Presidentit portugez, i cili vizitoi Kremlinin, Putini i tha se Moska shpreson se përmirësimi i marrëdhënieve evropiano-ruse do të lidhë frytet që nga gjysma e parë e vitit të ardhshëm. Kjo është shuplakë për Angela Mnerkelin., sepse nga 1. korriku Portugalia merr presidencën e radhës së Bashkimit evropian. Në muajt e tij të fundit si shef i Kremlinit, Putini po kujdeset vetë që pas largimit të tij nga posti, askush të mos dojë t'ja dijë më për të.