1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Këshilli i Sigurimit merret me sigurinë në Kosovë

Aida Cama7 Korrik 2010

Këshilli i Sigurimit i OKB-së në Nju Jork ka diskutuar në një seancë të jashtëzakonshme për situatën në Kosovë.

https://p.dw.com/p/ODEy

Nisur nga sulmi me bombë në veri të Mitrovicës, ku gjeti vdekjen një person dhe disa të tjerë u plagosën, presidenti i Serbisë Boris Tadiç në fjalën e tij ka kërkuar masa të ashpra kundër shqiptarëve. "Shqiptarëve etnikë duhet tu bëhen të qarta pasojat, në qoftë se ata duan të veprojnë në mënyrë të njëanshme", tha Tadiç. Sipas tij shpallja e njëanshme e pavarësisë nuk i ndihmon paqes dhe stabilitetit.

Por akuzat e Tadiçit u hodhën poshtë nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni. Ai ndër të tjera tha se po bëhen hetime për vrasjen e mjekut boshnjak. Sipas tij, granata e dorës mund të jetë hedhur nga vetë protestuesit. Në fjalën e tij Hyseni vuri theksin në përpjekjet e qeverisë për integrimin e të gjitha pakicave etnike duke respektuar shtetin ligjor dhe të drejtat e njeriut. Hyseni nënvizoi faktin se politika e Beogradit po punon kundër stabilitetit të Kosovës e rajonit dhe, para së gjithash, kundër vetë serbëve të Kosovës.

Për ngjarjet e fundit në Mitrovicë folën edhe shefi i UNMIK-ut Lamberto Zanieri dhe kreu i EULEX-it, Iv de Kermabo.

Autor: Agjensitë/ Mimoza Cika Kelmendi

Redaktoi: Aida Cama