1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

091211 Bettelmafia Rumänien Köln

11 Dhjetor 2011

Nëshumë qytete gjermane ka patur vitin e fundit rritje të kriminalitetit dhe kërkim lëmoshe në mënyrë agresive. Bandat e lypësave nga Rumania janë shumë prezente.

https://p.dw.com/p/13QoG
Duke kërkuar lëmoshë
Duke kërkuar lëmoshëFotografi: DW

Sheshi i katedrales së Domit në Këln. Turma njerëzish lëvizin për të parë katedralen e famshme në stil gotik dhe sipas normave për të qëndruar në radhë por pengohen nga “statujat” e palëvizshme duke pritur që t'ju hedhin ndonjë para. Për çdo monedhë që ua japin ata falenderojnë gjithë edukatë në gjuhën gjermane. Mes tyre ata flasin në rumanisht “pushimi i punës”. ”Statuja të tilla të gjalla” ka jo vetëm në Këln, por edhe nëpër rrugë e në qendrat e qyteteve gjermane.

Policë gjermanë dhe rumunë në shërbim

Prej verës së vitit 2010 autoritetet në Gjermani po konfrontohen me një fenomen që nuk njihej në vitet 90'. Banda lypsarësh dhe kriminelësh nga Evropa juglindore, kryesisht nga Rumania janë bërë aktivë në gjithë Gjermani. Një pikë e rëndësishme është Këlni. Christoph Gilles, zëdhënës i policisë së qytetit bën të ditur se gjashtë përqind e krimeve të kryera ushtrohen nga shtetasit rumunë.

Në vjeshtën e vitit 2011 Gilles ka shoqëruar dy policë rumunë për t' i punësuar së bashku me kolegët e tyre gjermanë në qytetin e Këlnit. Rezultati e këtij aksioni mund të shihet, thotë Giles, disa krime të cilat ishin kryer nga shtetasit rumunë, janë zbuluar: "Ne patëm këtu ndër të tjera një bandë lokale vjedhësish që gjatë natës kryenin grabitje të çifteve të moshuara në banesat e tyre. Autorët e krimit që u kapën kishin sulmuar të moshuarit, i kishin rrahur brutalisht, i kishin lidhur dhe më pas i kishin grabitur. Këtë grup ne mundëm ta zbulojmë – në mundëm të provojmë edhe 18 vepra të bëra nga ata . Dëmet e tyre me vjedhje kishin arritur shumën prej 100.000 euro. Katër persona u arrestuan”.

Bandat e organizuara nga Rumania sërish aktiv në Gjermani
Bandat e organizuara nga Rumania sërish aktiv në GjermaniFotografi: BILD-Zeitung / Mario Jüngling

Gilles është informuar po ashtu që ekzistonte një bandë tjetër nga Rumania, shtatë anëtarë të të cilit mundën po ashtu të arrestoheshin. Me 32 vjedhje që kishin bërë shuma e vlerës së dëmtuar arrinte mbi 600.000 euro. Dy persona të tjerë janë në paraburgim pasi nga mesi i nëntorit 2010 deri në prill 2011 kishin plaçkitur automatet e parave në qytetin e Këlnit.

Informacionet mbi prezencën e policëve rumunë në qytetin e katedrales së Domit kishte pasur një efekt të madh: Sipas policisë së Këlnit është ulur numri i krimeve të kryera nga qytetarët rumunë. Bashkëpunimi me autoritetet rumune përkatëse, para së gjithash me konsulatën e Rumanisë në Bon, ishte shumë e mirë, thotë Gilles.

Krimet e mëparshme nuk do të cilësohen nga zëdhënësi i policisë si „kriminalitet i organizuar“. Megjithatë ai përmend aktivitetet e organizuara nga bandat e lypsarëve - për të cilën përgjegjës është zyra për vendosjen e rendit në qytet.

Bandat e lypsarëve kontrollojnë qytetin

Fakt është që qytetarët e Këlnit kohëve të fundit janë ankuar shumë për agresivitetin e lypsarëve të panumërt në qytet. Së fundi në televizionin WDR u dha një reportazh në të cilën tregohej një lypsar që dukej me një këmbë në paterica dhe që papritur e mori patericën e tij në dorën tjetër dhe filloi të çalonte me këmbën e „shëndetshme“:

Robert Kilp,i zyrës së rendit të Këlnit e di që shumica e lypsarëve në Këln e kanë prejardhjen e Europa Lindore. Veçanërisht grupet nga Rumania dhe Bullgaria, kontrollojnë bandat e lypsarëve, thotë Klip. Shefat kishin makina luksoze dhe i strehonin lypsarët në banesa të improvizuara.

"Ne kemi gjetur që deri në 30 persona jetojnë në një banesë nëpër bodrume ose në për papafingo. Më pas vijon regulli që këta persona caktohen për të lypur por edhe disa që të kryejnë vepra penale“.

Këln – rruga Schildergasse. Nga shumë cepa dëgjohen këngët e njohura për krishtlindje të luajtura me klarinetë, fizarmonikë dhe një instrument tjetër. Në sheshin e katedrales së Domit duken statujat e „gjalla“ që dridhen nga i ftohti dhe që shpresojnë në këtë kohë soditëse të Adventit, që shumë njerëz të hapin jo vetëm zemrën e tyre por edhe portofolin e tyre.

Bandat e organizuara nga Rumania sërish aktiv në Gjermani
Bandat e organizuara nga Rumania sërish aktiv në GjermaniFotografi: BILD-Zeitung / Mario Jüngling

Autor: Cristian Stefanescu/ Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Aida Cama