JU:NI:K – rreth e përqark botës përmes 40 faqesh | Gjermania | DW | 16.01.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

JU:NI:K – rreth e përqark botës përmes 40 faqesh

Gazeta e parë për politikën zhvëllimore, njeh nxënësit anë e mbanë Gjermanisë me jetën e bashkëmoshatarëve të tyre në botë

100 mijë Euro janë vënë gjithsej në dispozicion për projektin më të ri për nxënësit në Gjermani. Gjysma e parave vijnë nga fondacione e sponzorë, gjysma tjetër nga Ministria gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik. Gazeta e parë për politikën zhvëllimore njeh nxënësit anë e mbanë Gjermanisë me jetën e bashkëmoshatarëve të tyre në botë.

Yasmany donte të bëhej daullexhi, por nuk mund të matej me konkurruesit më të mirë në shkollën e artit. Tani është bërë shkollën e mesme ekonomike. 16 vjeçari jeton së bashku me prindërit dhe të vëllanë në një banesë të vogël në qytetin e Havanës. Rrit pëllumba, luan me djemtë e lagjes basketboll dhe në fundjavët e nxehta udhëton me kamele, pastaj me një autobus të stërmbushur dhe vetëm me dy stola në plazhet e gjera të Santa Maria del Mar.

"Ne jemi të përkëdhelur nga kompjuterat nëpër dhomat e fëmjëve, por është e rëndësishme të shohim se ç'bëjnë fëmijët e tjerë në vende më të varfra si Sudani apo Kuba," - thotë Filip Grëshel. Ai ishte menjëherë entuziast kur dëgjoi që do të hapej një revistë për nxënësit, që do të trajtonte temat të politikave zhvëllimore. Para gati një viti, në pranverën e 2005-ës lindi ideja nga kryetari i Qendres Evangjeliste për Ndihmë Zhvëllimore, Shtefan Rajmers. Interesimi ishte i madh dhe 20 vjeçari Filippe Grëshel ndërkohë është zëvendëskryetar i Shoqatës për arsimim për zhvillim politik. që ka nxjerrë revistën e re ju:ni:k': "‚Ju:ni:k' është shqiptimi i fjalës „unikale“ anglisht. Besoj se revista jonë është gjithashtu një ide e jashtëzakonshme,“ – thotë Grëshel.

Se ku do të adresohet ajo. Këtë e vendosin redaksia dhe lexuesit e rinj të revistës. Projekte që duan të përmirësojnë situatën e jetës së të rinjve dhe që do të prezantohen edhe në revistë. Krahas tyre revista përmban edhe një sërë reportazhesh për nxënës nga vende të ndryshme të globit. Një udhëtim rreth botës në 40 faqe, ofron i saj i parë.

  • Data 16.01.2006
  • Autor Zilke Bartlik
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar1b
  • Data 16.01.2006
  • Autor Zilke Bartlik
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar1b