1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Joshka Fisher mbi perspektiven e politikës së jashtme kulturore

Nina Werkhauser4 Mars 2004
https://p.dw.com/p/Ar7L
Gjermania dhe shoqëria e saj multi-kulturore
Gjermania dhe shoqëria e saj multi-kulturoreFotografi: AP
Ministri i jashtëm Joschka Fischer flet për përspektivën e zhvillimit të gjuhës dhe të kulturës në kohën e kursimeve. Të merkurën Ministri i jashtëm Joschka Fischer ka shfaqur qëndrimin e tij në Komisionin parlamentar për kulturë dhe media lidhur me politikën e jashtme kulturore. Tematikë ishte përspektiva e përhapjes se gjuhës e kulturës në kohën e kursimeve të mëdha. Që nga viti 1993 shpenzimet e qeverisë për politikën e jashëtme të kulturës vazhdimisht janë zvogëluar. Fare pak të holla për politikën e jashteme kulturore - është ky problemi kryesor sipas mendimit të Ministrit të jashtëm Joschka Fischer. Megjithse një e katërta e buxhetit të Ministrisë se jashtme investohet në politikën e kulturës, perseri ky sektor është i goditur nga kursimet. Në vitin e kaluar ishin në dispozicion 560 milionë euro, këtë vit kjo shumë dukshëm do të zvogëlohet. Fischer theksoi: „Nëse mua më duhet edhe më të kursej, atëherë vetëvetiu do të jemi të goditur, si në politikë të jashtme, ashtu edhe në rezidencat tona të jashtme dhe ngjashëm edhe në të tjerë sektorë. Për dhjam nuk kam si të flas më – tani thika na ka arritur në kock.“ Një politikë e përhapjes se kulturës në gjithë botën është e dëshirueshme, por nuk mund të përballohet më financiarisht, mendon Ministri i jashtëm prandaj duhet të gjendet një zgjidhje. „Perqendrimi i vetedijshem në epiqëndra rajonale është një proces i dhimbshëm, por ne na duhet ta bëjmë. Bota radikalisht ka ndryshuar.“ Zgjerimi i Bashkimit Europin drejt Lindjes është një prej ketyre ndryshimeve – prandaj shtetet e Evropës Qëndrore dhe Lindore janë përqëndrime të deklaruara rajonale të politikës se jashtme kulturore. Përveç këtyre, qeveria federale është e përqëndruar edhe në Lindjen e Afërt, të Mesme dhe në Azinë Lindore. Edhe institutet kulturore në shtetet islamike do të marrin më shumë të holla. Fischer me pas deklaroi: „Sa i përket dialogut të kulturave në mes të shteteve islamike dhe nesh – nuk mund të mbetët tjeter veç flaka e kashtës. Këtu kemi të bëjmë me një detyrë të gjeneratës.“

Edhe rindertimi i Afganistanit është një pjesë e politikës kulturore gjermane: Një e treta e të hollave për ndihma të Ministrisë se jashtme për Afganistanin do të investohen në arësim dhe në kulturë. Vitin e fundit Instituti i Gëtes është hapur në Kabul, përveç kësaj do të financohet edhe ndërtimi i dy shkollave. Zhvillimi politik i botës që nga 11 shtatori ka dëshmuar, sipas Fischerit, se disa vendime të marrura nën presionin e mungesëë se parave, kanë qenë të gabueshme, si përshëmbull mbyllja e Gëte-Institutit në Lahoren pakistaneze, prandaj është dashur të rihapet përsëri. Për shkak të mangësisë se të hollave, Ministri i jashtëm shpreson tek dhuruesit privat të ndihmave dhe të ideve të reja. Tani kanë filluar të bashkëpunojnë më shumë Goethe-Institut me British Council, që përmban edhe hapje të instituteve të përbashkëta kulturore. Përveç kësaj janë të mirëseardhur edhe hapja e institucioneve të vogla e fleksibile në boten e jashtëme. Nuk është e thënë që të jetë çdo herë një Goethe-Institut i shtrenjtë. Planet përkatëse të Fondacionit Robert Bosch për Evropën Qëndrore e Lindore pothuajse janë mbi tavolinë. Politikanët e opozitës në Komisionin parlamentar për kultur fajesuan Fischerin, si zëvendës i Kancelarit për mangësi të financave dhe kërkuan më shumë të holla për politikën e jashtme kulturore. Parlamentari i FDP-së, Hans-Joachim Otto, kërkoi nga Fischeri: „Ju nuk duhet në këtë sallë të flisni vetëm mirë për politikën e jashetme kulturore, por kjo temë duhet të fitojë rëndësi edhe në paraqitjet tuaja publike.“ Parlamentarja e CDU-së Erika Steinbach kërkoi nga qeveria federative, që kompetencat e politikës se jashtme kulturore të jenë në duar të njërit dhe jo të dyzohen në mes të Ministrisë se jashtme dhe Kabinetit të Kancelarit.