José Manuel Barroso sërish në shënjestër të kritikave | Evropa | DW | 20.04.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

José Manuel Barroso sërish në shënjestër të kritikave

Presidenti i Komisionit Evropian José Manuel Barroso është kritikuar për shkak të një udhëtimi privat me një anije lukzose. Zëdhënësja e tij Francoise Le Bail konfirmoi në fillim të kësaj jave në Bruksel, se Barroso ka qënë nga data 22 deri më 28 gusht të vitit 2004 së bashku me bashkëshorten e tij në jahtin e bankierit grek Spiro Latsis. Por kjo ftesë ka qënë krejtësisht private, theksoi zëdhënësja e Barrosos.

Presidenti i Komisionit Evropian José Manuel Barroso

Presidenti i Komisionit Evropian José Manuel Barroso

Në fillim të kësaj jave Jose Manuel Barroso vizitoi në Athinë kryeministrin grek Karamanlis për të biseduar mbi ratifikimin e Kushtetutës Evropiane nga ky vend. Udhëtimi i Barrosos në Greqi ishte padyshim një udhëtim pune.

Por antarët e kabinetit të Barrosos në Bruksel janë të shqetësuar mbi udhëtimin privat të shefit të tyre gjatë verës së vitit të kaluar. Presidenti i Komisionit Evropian, i cili ndonëse nuk e kishte filluar ende zyrtarisht punën e tij, pranoi ftesën e një miku të vjetër për të kaluar pushimet së bashku, dhe ndejti së bashku me bashkëshorten e tij nga data 22 gusht deri më 28 gusht në jahtin e mikut dhe gruas së tij.

Por zëdhënësja e Komisionit Evropian Francoise Le Bail është e mendimit se këtu nuk ka asgjë për t´u çuditur. Të hënën e kaluar në Bruksel, Le Bail u përpoq për më shumë se 50 minuta që t´i bindte gazetarët se pranimi i ftesës nga Presidenti i Komisionit nuk shkakton asnjë lloj konflikti interesash. "Ajo ishte një ftesë private dhe jo pushime të paguara" - theksonte Le Bail herë pas here përpara gazetarëve.

Por miku me të cilin Barroso kaloi pushimet nuk është ndonjë shok i vjetër shkolle. Ai quhet Spiro Latsis dhe është pronari i një kompanie greke gjigande detare. Përveç kësaj Latsis është një bankier i sukseshëm dhe konsiderohet si numri 54 në listën e njerëzve më të pasur në botë.

Por kjo nuk ka të bëjë aspak me Komisionin Evropian, theksoi zëdhënësja e Komisionit Le Bail. Sidoqoftë Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila financohet nga Bashkimi Evropian, po bën disa biznese me grupin e mikut të Barrosos për financimin e disa projekteve në Bullgari dhe Rumani.

Komisioni Evropian nuk sheh asnjë shkelje të kodit të sjelljes, i cili ndalon pranimin e dhuratave që kushtojnë më shumë se 300 euro. Por rasti i Barrosos është diçka tjetër, thotë Le Bail: Barroso kaloi thjesht pushimet me një mik të vjetër që e njeh që prej 25 vitesh.

Por opinioni publik ka shtruar me të drejtë pyetjen: A bëhet fjalë këtu për një ftesë krejtësisht private? Dhe: A i ka paguar miku i pasur shpenzimet e Barrosos dhe bashkëshortes së tij gjatë pushimeve? Por këto janë pyetje të cilave duhet t´u përgjigjet vetë Barroso. Kështu mendon edhe Martin Schultz, shefi i Fraksionit të Socialistëve në Parlamentin Evropian. Ai nuk do të paragjykojë para kohe por sidoqoftë ka bindjet e tij:

"Në rast se kjo çështje bie në kundërshtim me rregullat e sjelljes, atëherë fraksioni ynë do të debatojë mbi konsekuencat. Rasti në të cilin involvohet Presedenti i Komisionit Evropian, do të jetë sigurisht çështje e Parlamentit Evropian" tha Schultz.

Sidoqoftë kjo është hera e dytë që Barroso ka probleme t´i ndajë çështjet private nga ato të punës. Në shkurt të këtij viti mediat reaguan në mënyrë kritike ndaj një spoti televiziv në Portugali, ku Barroso i bën reklamë partisë së tij konservative. Edhe atëherë, zëdhënësit e tij u shprehën se Barroso e bëri këtë spot televiziv si njeri privat dhe jo si President i Komisionit Evropian.

  • Data 20.04.2005
  • Autor Klaus Scheffer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArEj
  • Data 20.04.2005
  • Autor Klaus Scheffer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArEj