Johnson: ′S′ka nevojë′ të pranohen rregullat e BE në bisedimet pas Brexitit′ | Evropa | DW | 03.02.2020
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Evropa

Johnson: 'S'ka nevojë' të pranohen rregullat e BE në bisedimet pas Brexitit'

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka vendosur të mbajë një qëndrim pa kompromis në bisedimet tregtare me BE pas Brexitit. BE dhe Mbretëria e Bashkuar kanë kohë deri në fund të vitit për të nënshkruar një marrëveshje.

Kryeministri Boris Johnson do të parashtrojë kushte të ashpra në bisedimet e tregtisë pas Brexitit me Bashkimin Evropian të hënën. Udhëheqësi i Mbretërisë së Bashkuar pritet të thotë "Britania do të përparojë" pavarësisht nga rezultati.

"Nuk ka nevojë për një marrëveshje të tregtisë së lirë që të përfshijë pranimin e rregullave të BE-së për politikën e konkurencës, subvencionet, mbrojtjen sociale, mjedisin, ose ndonjë gjë të ngjashme," do të thotë Johnson në fjalën e tij, sipas fragmenteve të lëshuara nga zyra e tij të dielën, vetëm ditë pasi Britania e Madhe u largua nga blloku tani 27 anëtarësh i BE

Ai gjithashtu pritet të thotë se nëse Bashkimi Evropian nuk pranon një marrëveshje të ngjashme me marrëveshjen e BE me Kanadanë, atëherë tregtia me BE duhet të bazohet në marrëveshjen ekzistuese të tërheqjes së Mbretërisë së Bashkuar me bllokun, e cila do të ishte "e ngjashme me të Australisë."

'Pa dyshim që Britania do të përparojë'

Johnsoni do të thotë se pret që do të ishte një "ngjarje shumë e pamundur" që Mbretëria e Bashkuar të mos arrijë një marrëveshje si Kanadaja, por që "në të dyja rastet, nuk kam dyshim se Britania do të prosperojë".

Pasi u largua zyrtarisht nga BE në 31 Janar, Mbretëria e Bashkuar tani ka 11 muaj kohë për të bërë një marrëveshje tregtare me bllokun e BE, para se të përballet me rregullat e tregtisë së OBT-së. Bisedimet e tregtisë në Mbretërinë e Bashkuar me BE do të fillojnë në nars.

BE e ka paralajmëruar vazhdimisht Britaninë se niveli i qasjes në tregun e tij të brendshëm prej 450 milion vetësh do të varet nga ajo se sa do të pranojë Londrua t'u përmbahet rregullave të tilla.

Cilat janë marrëveshjet tregtare të Kanadasë dhe Australisë në BE?

Marrëveshja tregtare e Kanadasë me BE-në, CETA (Marrëveshja Gjithëpërfshirëse Ekonomike dhe Tregtisë), hoqi tarifat në rreth 98% të mallrave të tregtuara midis BE-së dhe Kanadasë, duke e bërë atë shumë më të lirë shitjen e mallrave të njëri-tjetrit. Ai gjithashtu sheh "bashkëpunim" mbi standardet, duke kufizuar nevojën për kontrolle të sigurisë dhe të cilësisë.

Aktualisht, tregtia Australi-BE zhvillohet sipas rregullave bazë të Organizatës Botërore të Tregtisë, megjithëse ekzistojnë marrëveshje specifike për disa mallra. Australia aktualisht është duke negociuar një marrëveshje tregtare me bllokun evropian.

kmm / cmk (Reuters, AFP)