Job TV24 ofron punë nëpërmjet ekranit | Gjermania | DW | 30.01.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Job TV24 ofron punë nëpërmjet ekranit

Që nga 11 janari në Gjermani ka nisur një projekt i ri, që merr shembull nga Franca dhe Britania e Madhe. Një stacion i ri televiziv Job TV 24 ofron vende pune nëpërmjet ekranit.

5 milionë njerëz në Gjermani janë pa punë

5 milionë njerëz në Gjermani janë pa punë

Një nga problemet më të mëdha me të cilin aktualisht po lufton Gjermania është papunësia e lartë prej afro 11 për qind. Organet shtetrore nuk janë në gjendje që t'u gjejnë atyre një vend të përshtatshëm pune. Që nga 11 janari në Gjermani ka nisur një projekt i ri, që merr shembull nga Franca dhe Britania e Madhe. Një stacion i ri televiziv Job TV 24 ofron vende pune nëpërmjet ekranit.

Studio televizive me mure të kuqërremta, disa tavolina shkrimi me kompjutera dhe ekrane, ku janë ulur prezantuesit dhe ekspertët. Në JobTV24 puna që tani është bërë rutinë. Çdo ditë kanali televiziv ofron mbi 1.000 vende pune. Drejtori i televizionit Job TV 24 Rainer Cugehër shpjegon: "Ne shërbejmë si platformë për të prezantuar vendet dhe shanset e hapura. Por ne japim edhe një sërë këshillash, se si mund të aplikosh për ta fitosh vendin e ofruar."

Sipas statistikave zyrtare, në Gjermani ka mbi 400.000 vende të lira pune. Bashkëpuntorët e televizonit lidhin kontakt me firmat që kërkojnë krah pune, si dhe me gazetat ditore dhe aty kontrollojnë ofertat e punës. 60.000 vende në të gjithë Gjermaninë ofron aktualisht Job TV24, 350.000 vende pune nga e gjithë bota.

Ndërmarrje të tilla si Google, BMW apo agjenci turistike përdorin kanalin televiziv për të ofruar vende pune. Për çdo minutë ato paguajnë afro 300 Euro. Për financimin e kanalit televiziv është harxhuar deri tani një shumë me shtatë zero. Agjencia Federale e Punës me qendër në Nyrnberg e shikon Job TV24 si plotësim të prezantimit të ofertave me anë të internetit, të gazetave si edhe agjencive private të ndërmjetësimit.

Shumë firma megjithatë nuk preferojnë t‘i drejtohen televizionit, kur kërkojnë punëtorë. Njëra prej tyre është "Deutsche Post". Kërkimi i fuqisë puntore përmes televizorit është shumë i shpërndarë, thotë Jyrgen Blom, zëdhënësi i koncernit gjerman. "Jemi të mendimit se mund të arrijmë shumë më tepër duke kërkuar kontakt të drejtpërdrejtë me kandidatët, për shembull, nëpër panairet e shkollave të larta. Në këtë mënyrë mund ta prezantojmë edhe ndërmarrjen tonë përmes dialogut të drejtëpërdrejtë me njerzit," – sqaron ai.

Sipërmarrje të tjera që përdorin JOB TV për të kërkuar fuqi puntore e shohin kanalin televiziv edhe si platformë të përshtatshme për reklamë. Ndryshe nga reklamat e zakonshme në televizion, këtu bëhet prezantim i hollësishëm i firmës. Një problem i kanalit televiziv që ofron vende pune, ka të bëjë me frekuencat e transmetimit. Ai mund të shihet vetëm nëpërmjet satalitit Astra Digjital. Se sa vetë kanë gjetur punë përmes JOB TV24, kjo nuk dihet. Gjithsesi vetëm televizioni ka hapur 15 vende të reja pune.

  • Data 30.01.2006
  • Autor Dyan Kostermans
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar1R
  • Data 30.01.2006
  • Autor Dyan Kostermans
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar1R