1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Joachim Rücker: Përjashtohet plotësisht ndarja e Kosovës

28 Gusht 2006

"Eshtë krejtesisht e pamundur që bashkësia e shteteve të lejojë ndarjen e Kosovës", i tha gazetës gjermane "Handelsblat"Joachim Rücker, i cili me 1 shtator merr detyren e administratorit të OKB-së në Kosovë

https://p.dw.com/p/AroE

Gazeta Handelsblatt boton bisedën me kyeadministratorin në detyre të OKB-së për Kosovën, Joachim Rücker, i cili ka ngritur akuza të rënda ndaj palës serbe.

"Hardlajnerët në Beograd duhet të pushojnë të pengojnë serbet e Kosovës në integrimin politik dhe ekonomike" i tha gazetes Handelsblatt Joachim Rücker, i cili me 1 shtator merr detyren e administratorit të OKB-së në Kosovë. Mungesen e integrimit të pakicës serbe ai e cilësoi si një nga problemet më të mëdha, për të cilën nuk janë pergjegjës vetëm shqiptaret e Kosovës. Dora e shtrirë duhet kapur.

Rücker kundërshtoi shqetësimet se pas vendimit për statusin përfundimtar politik të Kosovës mund të shpërthente dhuna. "Kjo më duket e pamundur. Institucionet janë tashmë stabël. Establishmenti politik e ka kuptuar, se dhuna nuk sjell asgjë. Ai është më i pjekur se më parë. Eshtë krejtësisht e pamundur që bashkësia e shteteve të lejojë ndarjen e Kosovës. Meqenëse nuk ka kthim në gjendjen e para vitit 1999 apo bashkim të Kosovës me ndonjë vend fqinj secili mund ta bëjë llogarinë se si do të jetë zgjidhja në fund tha Rücker për gazetën Handelsblatt.