1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

'Jo ide elektorale, por ashpërsim i kodit penal për të rinjtë'

Bernd Gresler10 Janar 2008

Kryeministri i Hessenit, Roland Koch ka kërkuar një ashpërsim kodit penal për të rinjtë dhe në këtë drejtim ka tematizuar kriminalitetin e të huajve. Në Berlin diskutuan dje për këtë ministrat e drejtësisë të landeve

https://p.dw.com/p/Cnj4
Debat për ashpërsimin e kodit penal për të rinjtëFotografi: AP

Landet e drejtuara nga partitë unioniste e mbështesin kryeministrin e landit të Hesenit në kërkesën e tij për ashpërsimin e kodit penal për të rinjtë. Kjo nuk është një ide elektorale, por për këtë ka ekzistuar që në shkurt 2006 një projektligj i Këshillit Federal, deklaruan ministrat e drejtësisë të dhjetë landeve federale gjermane në Berlin. Sipas senatorit të drejtësisë së Hamburgut, Carsten Lydeman, sot 40% e akteve kriminale kryen nga të rinjtë.

Ministrja e drejtësisë e Bavarisë, Beate Merk e konfirmon këtë: "Në fakt, numri i të rinjve të përfshirë në akte kriminale është pakësuar, por numri i atyre që kryejnë akte kriminale të dhunshme është rritur."

Arresti për të rinjtë e dhunshëm si sinjal paralajmërues

Në mënyrë që gjykatësit e të rinjve të kenë mundësi të reagojnë më mirë, landet e drejtuara nga partitë unioniste janë për të ashtuquajturin "arrestim paralajmërues", pra vendosjen e arrestit për të rinjtë si sinjal paralajmërues për dorasit që kryejnë për herë të parë akte. Edhe ngritja e dënimit maksimal për të rinjtë, nga 10 në 15 vjet dhe aplikimi i dispozitave për të rriturit të Kodit Penal është - sipas tyre- me vend në rastin e akteve kriminale të dhunshme me vend. Ministrat e drejtësisë të CDU-së dhe FDP-së duan t'u japin gjykatësve të të rinjve edhe të drejtën për të vendosur ndalime të qarkullimit me automjete.

Deutschland Jugendkriminalität Verbrechen Gewalt in der U-Bahn München
Numri i rasteve pakësohet, por dhuna kur ushtrohet është më brutaleFotografi: AP
Partitë unioniste ankohen se ministrja e drejtësisë, Brigite Cypris e bllokon projektligjin përkatës të paraqitur që në shkurt 2006 në Këshillin Federal. Sipas tyre ajo duhet të marrë më në fund në konsideratë që ka grupe problematike, tek të cilat nuk pi ujë romantika sociale. Kancelarja Merkel ka kërkuar që javën e ardhshme të diskutohen në Bundestag ndryshimet e nevojshme ligjore. Bavaria veç kësaj ngul këmbë që pas akteve kriminele të dhunshme, të mundësohet një dëbim më i shpejtë i të rinjve.