Jessen-Petersen në Berlin | Politika | DW | 31.08.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Jessen-Petersen në Berlin

Takim pune i Grupit te Kontaktit per Kosoven

Dy javë mbas fillimit te detyrës së re, si kryeadministrator i Kosovës, Soren Jessen Petersen, po zhvillon në Berlin, takimin e tij te pare me perfaqësues te Grupit të Kontaktit. Ministria e punëve të jashtme gjermane, konfirmoi te martën (31.08.04) për programin shqip të DW, se ky takim në nivel pune do të parapërgatisë një takim tjetër të Grupit të Kontaktit, në rang drejtorësh politikë, që do të zhvillohet në kuadër të Ansamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që do të mblidhet në shtator në Nju Jork. Nëpunës të gjashtë vendeve anëtare të grupit të kontaktit, SHBA-ve, Rusisë, Italisë, Francës, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, mblidhen rregullisht për të shqyrtuar ecurinë dhe pengesat në realizimin e të ashtuquajtur “Plan për implementimin e standardeve”.

Mbas vizites se tij te pare zyrtare në Beograd (29.08.04), pritet qe Jessen-Petersen të shqyrtojë me Grupin e Kontaktit planin e serbëve per decentralizimin e Kosoves, që këta e kane vënë si kusht per pjesëmarrjen së tyre ne zgjedhje. Parimisht Grupi i Kontaktit ka shprehur gatishmëri për t’u njohur me këtë plan, por edhe ka bërë thirrje qe pjesemarrja ne zgjedhje te shikohet si çeshtje më vete e të mos ngatërrohet me problemin e decentralizimit.

Të martën paradite danezi Jessen-Petersen ka zhvilluar nje takim te gjate ne Ministrine Gjermane te Mbrojtjes. Aty eshte takuar me Inpektorin e Pergjithshem të Bundeswehr-it, Wolfgang Schneiderhahn, i cili është gjenerali me i larte i ushrise gjermane dhe njëkohësisht këshilltar për çësthje ushtarake i qeverisë dhe i Ministrisë së Mbrojtjes. Temë qendrore e bisedës ishte situata e përgjithshme në Kosove, u bë e ditur nga qarqet e ministrisë. Sektori gjerman i KFOR-it është bërë së fundi pre e kritikave ne mediat vendase, pasi u bë e njohur vdekja e një qytetari serb gjate trazirave të 17 e 18 marsit.

Nga ministria e puneve te jashtme behet gjithashtu e ditur, se perfaqesuesi i larte i OKB-së në Kosove, mbasdite ka një takim edhe me sekretarin e shtetit prane ministrisë së punëve të jashtme, Klaus Sharioth, në mungesë të ministrit të jashtëm të Gjermanisë Joshka Fisher, i cili ndodhet aktualisht ne Lindjen e Mesme.

  • Data 31.08.2004
  • Autor Anila Shuka, Berlin
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aquu
  • Data 31.08.2004
  • Autor Anila Shuka, Berlin
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aquu