Jashtë nga Iraku, brenda në Evropë | Evropa | DW | 17.04.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Jashtë nga Iraku, brenda në Evropë

Cfarë premton kryeministri i ri spanjoll Zapatero

default

Ndërrimi i kreut të politikës spanjolle mori fund. Parlamenti në Madrid zgjodhi dje socialistin, Jose Luis Rodrigues Zapatero, si kryeminister të ri të vendit. Zapatero pat bërë të ditur në programin qeveritar se do të reformonte kushtetutën spanjolle dhe do t´u jepte më shumë mëvetesi rajoneve të veçanta. Në politikën e jashtme ai bëri të ditur orientimin drejt Evropës. Por si prioritet kryesor qeveria e re në Madrid do të ketë luften kunder terrorizmit. Zapatero theksoi se Spanja do t´i terheqë trupat nga Iraku, nqs Kombet e Bashkuara nuk do të marrin atje në dorë komanden deri në fund të qershorit. Me tension pritet tani, nese ai do të terheqë trupat spanjolle nga Iraku dhe kur. Pra jashte nga Iraku dhe brenda në Evropë? Cfarë po ndodh me Spanjën?
Kryeministri i ri i spanjës Jose Luis Zapatero i ka tani të gjitha shanset e hapura dhe keshtu edhe shansin për të deshtuar. Paraardhesi i tij Jose Maria Aznar e ka humbur aq shumë besueshmerinë, saqë Zapatero i qeshur, i gatshem për dialog duket se është personi i duhur në kohen e duhur.
Të bën mirë të dëgjosh që pas një Aznari kaq kokëfortë, të mbyllur dhe autoritar qeveria spanjolle të ketë tani në krye një njëri, i cili dëgjon mendon dhe diskuton. Dhe që premton besueshmeri jo vetem si shenjë të padiskutueshme të politikës së tij, por si program politik.
Por me këtë që i duhet urgjentisht tani demokracisë spanjolle, Zapatero e ka vene kufirin shumë lart. Sepse nga të gjitha thyerjet e premtimeve, me të cilat politikanët zhgënjëjnë zgjedhesit, humbja e besueshmerisë së propaganduar është zhgënjimi më i hidhur. Vetem mund të shpresosh, që Zapatero do t´ia kursejë këtë zgjedhesve të vet.
Por dialogu dhe argumentimi mund të jenë vetem njëra anë e medaljes. Pikërisht tani kërkohet kompetencë në vendimmarrje, gjë jo e vogël për një njëri, i cili nuk ka patur kurrë më parë ndonjë detyrë qeveritare. Që është konsekuent dhe i qëndrueshem, kete ai e ka deshmuar.
Që prej fillimi kundershtar i luftes në Irak, të cilën e konsideron të padrejtë dhe ilegale, ai vendosi t´i terheqë trupat nga Iraku, nqs atje deri me 30 qershor nuk i merr frenat në dorë OKB-ja. Me ndergjegje të qete ai mundi të mbajë këtë qëndrim edhe pas 11 marsit, sepse të njëjtin qëndrim kishte mbajtur edhe para 11 marsit.
Nqs ai do të vazhdojë të deklarojë terheqjen e mundshme të trupave spanjolle, atehere ai nuk frikësohet as nga sulmet terroriste dhe as nga ata të cilet e akuzojnë për gjëra të tilla.
Ne se terheqja e trupave spanjolle nga Iraku është objektivisht me e sakta që duhet bere në kete situatë është diçka tjeter. Tani që qerrja ka mbetur në baltë, do të ishte e papergjegjshme që ta lije aty. Por një gjë eshte e drejtë në pozicionin e Zapateros. Nqs SHBA e drejtojnë qerren të vetmit, atehere mund të supozohet që të rrëshqasë në drejtim të gabuar. Dhe nqs qëndrimi i Zapateros ndihmon, që OKB-ja ta marë timonin së bashku me amerikanët, atëhere ai mund të behej një katalizator i fuqishem. Por për fat të keq momentalisht nuk duket aspak keshtu.
Por me mirë qëndrojnë punet në diskutimin për kushtetutën evropiane. Si në Spanjë përpjekjet e Zapateros për konsens edhe ketu vijnë në kohen e duhur, sepse nqs dora e paraardhesit të tij Aznar e largoi projektkushtetutën nga tavolina, dora e Zapateros do ta vinte nënshkrimin e nevojshem. Por pikërisht me këtë ai mund të rrezikojë ne vendin e tij sepse me shumë Evropë për shumicën e spanjolleve gjithmonë nënkuptohej më shumë për ne në Evropë. Dhe në një kohë që Aznar u pozicionua si përçares i Evropës, Zapatero mund të krijojë në Spanjë imazhin se është shumë i gatshem për pajtim.
Që zgjeddjen e tij Zapatero ia dedikon edhe disa nacionalisteve radikale katalunjas edhe pse jo të dhunshem mund të jetë hipoteka e tij me e rende në politikën e brendshme. Sepse nacionalistet e majtë katalanë nuk tremben, të zhvillojnë bisedime me organizaten terroriste ETA. Në luftën e tij kunder terrorizmit edhe brenda vendit gatishmeria e Zapateros për të lejuar më shumë autonomi në rajonet e vecanta, mund të behet pengese ku mund të thyejë qafen.
Ai ka pra të gjitha shanset edhe për të deshtuar.
  • Data 17.04.2004
  • Autor Oliver Glaap
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArHc
  • Data 17.04.2004
  • Autor Oliver Glaap
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArHc