1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

James Snyder - Kosova po bën progres, ka siguri dhe stabilitet

5 Prill 2010

Anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO është garanci që përshpejton integrimin e tyre në BE. Kështu shprehet për DW-në, James Snyder, nga Departamenti i Diplomacisë Publike, në Selinë Qendrore të NATO-s.

https://p.dw.com/p/MnQY
James Snyder, Departamenti i Diplomacisë Publike, në Selinë Qendrore të NATO-s
James Snyder, Departamenti i Diplomacisë Publike, në Selinë Qendrore të NATO-sFotografi: DW

DW: Zoti Snyder, në një vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe të Kroacisë në NATO, si e vlerësoni rolin e tyre në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit?

James Snyder: Ka qenë shumë i rëndësishëm dhe ka kontribuar ndjeshëm në sigurinë e Ballknait Perëndimor. Ngritja e një arkitekture të re të sigurisë, ku kanë marrë pjesë edhe Shqipëria edhe Kroacia, ka ndihmuar në stabilitetin e rajonit, që ka qenë i destabilizuar në të shkuarën. Anëtarësimi i tyre ka ndihmuar vendet e tjera të rajonit për t'u integruar në strukturat euro- atlantike, veçanërisht në NATO. Nga ana tjetër, ashtu siç kanë vënë në dukje drejtuesit e Shqipërisë dhe të Kroacisë, garancitë që jep anëtarësimi i tyre në NATO, ndihmojnë procesin e integrimit në BE. Ky është vetëm fillimi i një procesi për Ballkanin Perëndimor. Shqipëria dhe Kroacia jan ënë kryetë këtij procesi, janë në avanguardë

DW: Cilat janë çështjet kritike lidhur me sigurinë rajonale, që duhen të përballohen më mirë se deri më tani?

James Snyder: Mendoj se stabiliteti i rajonit, po konsolidohet vërtet nga pikpamja evropiane perëndimore. Në të shkuarën vendet e rajonit kanë qenë në luftë me njëri - tjetrin. Tani rajoni po konsolidon progresin politik në 15 vitet e fundit, që u arrit përmes partneritetit për paqe dhe anëtarësimit në NATO të vendeve nga Ballkani Perëndimor. Afrimi i vendeve të rajonit drejt struktuarave euro- atlantike është shumë i rëndësishëm për sigurinë. NATO mund të ndihmojë në kryerjen e reformave politike të nevojshme në këto vende, apo në ndërtimin e ekonomisë së tregut që garanton prosperitet për njerëzit. Ndërtimi i strukturave demokratike është baza për të luftuar korrupsionin, trafiqet ilegale të qenieve njerëzore , drogën, kontrabandën që janë shqetësime reale në Ballknain Perëndimor lidhur me sigurinë dhe stabilitetin e tij. Këto janë çështje të brendshme, që natyrisht shqetësojnë njerëzit në Bruksel. Por NATO ështe një organizatë mbrojtëse dhe duhet të parashikojë struktura afatgjata lidhur me stabilitetin dhe sigurinë. NATO duhet të fokusohet në atë që di ta bëjë më mirë.

DW: NATO ndjek politikën e dyerve të hapura për vendet që duan t'i bashkohen Aleancës. Cila është axhenda e NATO-s për Ballkanin?

James Snyder: Në Perëndim ka popullaritet koncepti që zgjerimi mëtejshëm i NATO- s duhet të fokusohet tek Ukraina dhe Gjeorgjia. Fillimi i anëtarësimeve të reja në Ballkanin Perëndimor nisi me Slloveninë, Shqipërinë Kroacinë dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, që është plotësisht e kualifikuar dhe vetëm duhet të zgjidhë mosmarrveshjen për emrin me Greqinë, dhe natyrisht Mali i Zi. Gjithsesi lidhur me zgjerimin e NATO-s me anëtarë të rinj, duhet të jetë e qartë se NATO nuk është duke gjuajtur vende për t'u zgjeruar, por po ndjek politikën e dyerve të hapura dhe pranon vendet në Evropë, që janë plotësisht të kualifikuara. Arkitektura e re e sigurisë së NATO-s përkon me zgjerimin e NATO-s me vende të Ballkanit Perëndimor.

DW: A mendoni se vendet e Ballkanit Perëndimor, që tanimë janë anëtare të NATO-s mund të kontribuojnë më shumë me trupa në misionet paqeruajtëse në Afganistan dhe në përgjithsëi në luftën kundër terrorizmit?

James Snyder: Mendoj se është e rëndësishme për t'u bërë e njohur se për një organizatë si NATO sa më shumë anëtarë të ketë aq më shumë kjo organiztaë i komunikon botës vlerat perëndimore, aq më të shumë NATO krijon një konsensus kundër terrorizmit si një taktikë politike. Kjo është shumë e rëndësishme. Të gjitha vendet anëtare të NATO-s po kontribuojnë në misione në Afganistan apo në Mesdhe. Afganistani është një mision strategjik kundër terrorizmit por njëherazi në ndihmë të Afganistanit. Dhe nuk duhet harruar që Tirana ka qenë, jo shumë kohë më parë, një shënjestër për terroristët e Al Qaedës. Prandaj Shqipëria në veçanti është pjesë e kësaj lufte. Kjo është një luftë e madhe politike dhe sa më shumë vende, njerëz, komunitete të marrin pjesë, sa më i gjerë të jetë konsensusi, aq më mirë është, sepse në fund të fundit lufta kundër terrorizmit ka të bëjë me ndryshimin e mendësisë së njerëzve,

DW: Çfarë planesh ka NATO për Kosovën?

James Snyder: Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen mendon që misioni tjetër paqeruajtës i NATO-s në Kosovë të jetë edhe tre vjet e gjysmë të tjera. Disa njerëz këtë e quajnë mision afatshkurtër, unë do ta quaja afat mesëm. Në fakt Kosova po bën progres, ka siguri dhe stabilitet. NATO po trainon trupat mbrojtëse të Kosovës.

Intervistoi: Ani Ruci

Redaktoi: Vilma-Filaj-Ballvora