Jörg Haider krijon një parti të re në Austri | Politika | DW | 06.04.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Jörg Haider krijon një parti të re në Austri

Në vitin 1999 partia e djathtë për lirinë e Austrisë FPÖ dhe kryetari i saj Jörg Haider fituan shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare. FPÖ-ja u bë pjesë e koaliconit qeveritar, gjë që shkaktoi sanksione politike të BE-së ndaj vendit të vogël malor. Por ndërkohë gjendja politike ka ndryshuar dhe ndonëse partia FPÖ vazhdon të jetë pjesë e kabinetit qeveritar, ajo ka shënuar humbje të thella gjatë zgjedhjeve të viteve të fundit. Për këtë arsye Jörg Haider ka vendosur të krijojë një parti të re, Lidhjen për të Ardhmen e Austrisë (BZÖ). Ende nuk ështe e qartë se cilat pasoja do të ketë krijimi i një partie të re nga Haideri për qeverinë në Vienë.

Jörg Haider dhe motra e tij Ursula Haubner

Jörg Haider dhe motra e tij Ursula Haubner

Austria do të ketë një parti të re, e cila do të kryesohet nga Jörg Haider. Kryetarja e tanishme e partisë FPÖ, Urusla Haubner, e cila
është edhe motra e Haiderit, deklaroi përpara mediave krijimin e partisë Lidhja për të Ardhmen e Austrisë BZÖ si edhe dorëheqjen nga posti i saj si kryetare e partisë FPÖ:

"Unë kam përgjegjësi të rëndësishme politike me funksionin tim si minsitre për çështjet sociale. Por tani dua t´i marr këto përgjegjësi më seriozisht, duke u bërë antare e partisë së re BZÖ. Kjo parti do t´u ofrojë shumë njerëzve në Austri një atdhe të sigurtë dhe të lirë. Ne do të vazhdojmë të angazhohemi për një politikë të drejtë dhe pozitive për Austrinë" - tha ajo.

Vëllai i Ursula Haubnerit, Jörg Haider, do të marrë përisipër udhëheqjen e kësaj partie. Gjatë javëve të kaluara antarët e partisë FPÖ i kishin bërë shpesh thirrje Haiderit, që të rikthehet në kryesinë e FPÖ-së, nga e cila ai ishte larguar përpara pesë vitesh.


Vetë partia FPÖ, e cila po braktiset nga kryesia e saj, ndodhet përpara një dileme. Të gjithë antarët më të rëndësishëm të saj po largohen, për t´u bërë antarë të partisë së re. Sipas Haiderit, në partinë e re nuk do të ketë vend për nacionalistët e djathtë, të cilët e kishin kritikuar shpesh pozicionin e FPÖ-së:

"Kjo është një rrugë e re, pa pengesa dhe idelogji të papërgjegjshme. Kjo nuk është një rrugë e ngurtë dhe e përuljes ndaj idhujve idelogjikë" - deklaroi Haider.

Vitin e ardhshëm do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare në Austri. Por këtë rradhë nuk bëhet fjalë vetëm për të ardhmen e Haiderit dhe antarëve të partisë FPÖ por edhe për të ardhmen e koalicionit qeveritar. Jörg Haider ja doli mbanë sërish që të shkaktojë lëvizje në situatën politike të Austrisë.

  • Data 06.04.2005
  • Autor Eberhard Nembach
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqu6
  • Data 06.04.2005
  • Autor Eberhard Nembach
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqu6