Izraeli paralajmëron: Sulmet ndaj Libanit do të vazhdojnë për shumë javë | Bota | DW | 19.07.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Izraeli paralajmëron: Sulmet ndaj Libanit do të vazhdojnë për shumë javë

Qeveria izraelite sheh me dyshim propozimin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan dhe politikanëve të tjerë kryesorë ndërkombëtarë, për të dërguar një trupë ndërkombëtare në kufirin me Libanin

Të huajt braktisin Libanin

Të huajt braktisin Libanin


Kryeministri izraelit Ehud Olmert i përmbahet synimit të tij: Izraeli do ta vazhdojë luftën kundër Hizbollave për aq kohë sa të lirohen ushtarët izraelitë dhe qytetarët e Izraelit të jenë të sigurtë. Pas një bisede në Jeruzalem me një delegacion të OKB-së nën drejtimin e këshilltarit politik të Kofi Ananit, Vijav Nambiar, kryeministri deklaroi: në kushtet e Izraelit për pushimin e sulmeve ajrore ndaj objekteve në Liban nuk ka ndryshuar asgjë. Më parë, pas një takimi me të dërguarin e OKB-së, ministrja e jashtme Livni pati deklaruar:

"Izraeli dhe bashkësia ndërkombëtare e shohin veten përpara rrezikut të përbashkët të një boshti të së keqes dhe të urrejtjes: Hisbollah, Hamas, Siri, Iran. Izraeli dhe bashkësia ndërkombëtare ndajnë një synim të përbashkët: t'i japin fund kontrollit të Hizbollave mbi jetën e libanezëve dhe hizbollave dhe të ndalojnë përpjekjen e tyre për të rrezikuar paqen dhe sigurinë në rajon."

Me skepticizëm të madh u prit nga qeveria izraelite propozimi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan dhe i politikanëve të tjerë kryesorë ndërkombëtarë, për të dërguar një trupë ndërkombëtare në kufirin me Libanin. Për aq kohë sa një trupë e tillë nuk mund të ndërrmarrë asgjë kundër goditjes me raketa nga Hizbollatë, një zgjidhje e tillë nuk do të kishte asnjë kuptim, tha Shimon Peresi, zëvendëskryeministri i Izraelit:

"Trupa e OKB-së, UNIFIL, ndodhet atje prej shumë vitesh. Ajo nuk qe në gjendje t'i ndalonte Hizbollatë që të na terrorizojnë dhe të përpiqen të na vrasin. Prandaj unë nuk besoj se një trupë ndërkombëtare, që nuk është njësi luftarake dhe nuk është në gjendje të kryejë si duhet punë, është në gjendje të ndalojë gjakderdhjen."

Në vazhdimin e ditës, milicët pro-iranianë goditën qytetet izraelite Tiberias, Zefad, Naharia, Kiryat Shemona dhe Haifa me raketa Katjushas. Një njeri vdiq në banesën e tij në qytetin bregdetar Naharia, numri i të plagosurve u rrit në mënyrë të konsiderueshme.

Sirenat në këto qytete u dëgjuan herë pas here për të paralajmëruar popullatën për goditjet që do pasonin me raketa. Sipas një anketimi, 81% e izraelitëve janë për vazhdimin e sulmeve nga ajri ndaj hizbollave në Liban, derisa ata të mos jenë në gjendje të sulmojnë më Izraelin.

  • Data 19.07.2006
  • Autor Clemens Verrenkote
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArKw
  • Data 19.07.2006
  • Autor Clemens Verrenkote
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArKw
Reklamë