Izraeli përfundon ofenzivën në Rripin e Gazës | Bota | DW | 16.10.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Izraeli përfundon ofenzivën në Rripin e Gazës

Izraeli ka përfunduar ofenzivën dyjavore në veri të Rripit të Gazës. Sipas dëshmitarëve okularë palestinez nga rajoni janë tërhequ të gjitha tankset. Me përfundimin e ofenzivës kryeministri Ariel Sharon pasoi një rekomandim të udhëheqjes ushtarake sipas të cilit një stacionim i gjatë i trupave në rajonet e banuara me palestinezë paraqet rrezik për Izraelin

Pamje nga Rripi i Gazes

Pamje nga Rripi i Gazes

Mjaft me dënime. Për palestinezët në Rripin e Gazës kaluan "ditët e dënimit". Kështu quhej operacioni ushtarak izraelit. Pas 17 ditësh tërhoqën trupat e stacionura në vendbanimet në veri dhe Rripin e Gazës.

Trupat janë kthyer pasaj në pozicionet e tyre normale në kufi me Izraelin dhe afërsi të ngulimeve hebreje. Pra ato qëndrojnë në Rripin e Gazës. Një zëdhënës i kryeministrit Ariel Sharon tha se trupat janë rigrupuar. Megjithatë në rast nevoje ato do të depërtojnë sërish në vendbanime. Zëvendësministri i mbrojtjes Boim tha se rigrupimi është një gjest për palestinezët me rastin e fillimit të muajit të agjërimit Ramazan.

"Ditët e dënimit" ishte një prej ofenzivave më të mëdha ushtarake izraelite në këto vitet e fundit. Me të Sharon reagoi para së gjithash ndaj vrasjes së dy fëmijëve në qytezën Sderot. Ata humbën jetën si pasojë e një sulmi me një raketë Kasëm të kryer në muajin shtator. Sterod shtrihet vetëm disa qindra metra larg prej murit izraelit të sigurisë më Gazën. Palestinezët militantë herë pas here qëllojnë me raketat e vetprodhura në drejtim të qytezës.

Ushtria kishte për detyrë të zbraps në thellësi të Rripit të Gazës militantët palestinezë në mënyrë që ata të mos kenë mundësi të sulmojnë me raketa. Udhëheqja e ushtrisë ka ditë që ka rekomanduar përfundimin e ofenzivës. Sa më gjatë që ushtarët do të qëndrojnë në rajonet e banuara dendur me palestinezët aq më i madh do të jetë rreziku për ta. Por shefi i qeverisë Sharon fillimisht donte të demonstroj fuqinë. Me këtë ai dëshironte t`i dëshmoj radhëve të veta se planet e tij për largimin nga ngulimet hebreje dhe bazave ushtarake në Rripin e Gazës nuk është arratisje nga palestinezët militantë.

Një organizatë humanitare e Kombeve të Bashkuara ndërkohë publikoi bilancin e parë të ofenzivës. Sipas tij vetëm gjatë 17 ditëve të fundit në Rripin e Gazës janë vrarë 135 dhe janë plagosur 521 palestinezë. 34 prej të vdekurëve janë nën moshën 18 vjeçare. Prapëseprapë Izraeli sqaron se shumica e të vrarëve kanë qenë militantë të cilët janë vrarë gjatë përleshjeve me trupat izraelite.

Në veri të Rripit të Gazës trupat izraelite trupat izraeite kanë lënë pas edhe gjurmët e shkatërrimit. Sipas vlerësimeve palestineze ushtria izraelite shkatërroi të paktën 95 dhe dëmtoi rëndë 280 shtëpi tjera.

  • Data 16.10.2004
  • Autor Kartsen Kühntop
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRx
  • Data 16.10.2004
  • Autor Kartsen Kühntop
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRx
Reklamë