Izraeli për trupën ndërkombëtare të mbrojtjes | Politika | DW | 24.07.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Izraeli për trupën ndërkombëtare të mbrojtjes

Lindja e Afërt pas vizitës së Steinmeier-it dhe para vizitës së Rice

Vazhdojnë bombardimet në Liban

Vazhdojnë bombardimet në Liban

Ka dy javë që ka nisur operacioni ushtarak izraelit kundër Libanit. Tani janë shprehur edhe SHBA. Ndërsa presidenti amerikan Bush kishte theksuar më parë të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje, qeveria amerikane kërkon tanimë një zgjidhje politike të konfliktit. Ministrja e jashtme e SHBA, Rice do të zhvillojë për këtë qëllim sot në Izrael bisedime për armëpushim.

SHBA do të mbështesnin një trupë paqeje të drejtuar nga Nato në territorin kufitar ndermjet Izraelit dhe Libanit. Edhe Izraeli është i interesuar për këtë. Kryeministri izraelit, Ehud Olmert mbështet propozimin për stacionimin e një trupe nderkombëtare stabilizuese në Liban. Këto njësi mund të dërgohen nga shtetet evropiane dhe arabe dhe duhet të plotësojnë tri detyra. Ushtarët duhet të marrin kontrollin mbi raketat e hisbollahëve, të cilat mund të godasin caqe deri në thellësi të Izraelit.

Trupa duhej të ndalonte më tej transferimin e armëve ndërmjet Sirisë dhe milicëve hisbollahë në Liban dhe të qëndronte e stacionuar në zonën kufitare ndërmjet të dy shteteve fqinje. Para ministrit të jashtëm gjerman, Steinmeier, kryeministri izralit, Ehud Olmert tha se Izraeli do të ishte i gatshëm të mendojë për dërgimin e një trupe stabilizuese, përderisa keto njësi të dërgohen nga shtete anëtare të BE-së dhe të kënë përvojë të mjaftueshme luftarake.

Anëtarët e kongresit amerikan i propozuan më tej Olmertit, që të marrë edhe ushtarë arabë në formacione të tilla. Zëvendesi i Olmertit Shimon Perez u shpreh lidhur me rezervat izraelite. "Njësitë ndërkombetare nuk janë ide e Izraelit. Problemi nuk është trupa, por detyra e trupës. Dhe cili është problemi më i madh i një detyre të tillë. Raketat. Dhe problemi qëndron në faktin, nëse trupa ndërkombëtare do të mund të kontrollojë depotë e raketave dhe përdorimin e tyre."

Kryeministri izralit Ehud Olmert ka dërguar zëvendësin e tij Shimon Perez në Evropë dhe SHBA, për të përmirësuar opinionin në keto vende në favor të Izraelit. Olmert bëri mbrëmë përgjegjëse mediat e huaja për dëmtimin e imazhit të Izraelit. Duke patur parasys iniciativat e shumta të jashtme për nderprerjen e luftës ndermjet Izraelit dhe Hisbollahut ministrja e jashtme e Izraelit, Livni tha se është e drejtë, që të niset procesi diplomatik, ndersa luftimet vazhdojnë.

Forcat e armatosura izraelite vleresojnë, se do të zgjasë edhe dhjetë deri katërmbëdhjetë ditë derisa të mund të shpallet armëpushimi. Synohet që numri i trupave të këmbësorisë në Liban të rritet. Vendimtar për përfundimin e luftimeve i tha ministri izraelit i mbrojtjes Peretz ministrit të jashtëm gjerman është të zgjidhet çështja e ushtarëve të rrëmbyer izraelitë. Frank Walter Steinmeier deklaroi pas bisedimeve në Jerusalem, se Egjipti koordinon perpjekjet, që të lirojë ushtarin Gilad Shalit të rrëmbyer nga Hamasi. Steinmeier u shpreh me optimizëm:

"Unë synoj që të arrijmë shpejt në zgjidhje, sepse jam i bindur, që sa më parë të ekzistojë një zgjidhje pas konfliktit në Rripin e Gazës, aq më parë mund të ndërhyjmë ne, për një zgjidhje për të qetësuar gjendjen ketu në veri të Izraelit në kufi me Libanin dhe për përfundimin e bisedimeve, kështu shpresoj."

Presidenti i palestinezëve Mahmund Abaz, të cilin Steinmeier e takoi mbrëmë në Ramallah tha se lirimi i të burgosurve palestinezë dhe libanezë nga burgjet izraelite është vendimtar për paqen në Rripin e Gazës dhe në Liban. Ministri i jashtëm deklaroi, se rrëmbimet e ushtarëve e kanë provokuar Izraelin. Nuk duhet të ndodhë që grupet ekstremiste të diktojnë axhendën politike në Lindjen e Afërt.

  • Data 24.07.2006
  • Autor Clemens Verekotte
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqp4
  • Data 24.07.2006
  • Autor Clemens Verekotte
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqp4