1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Italianët do të ndërtojnë aeroportin e Gjirokastrës

Odise Kote17 Mars 2007

Qeveria italiane përmes një projekti të përbashkët me strukturat e NATO-s do të realizojë në jug të Shqipërisë rebalitimin dhe ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës.

https://p.dw.com/p/ArXa
Makina të Natos
Makina të NatosFotografi: AP

Aeroporti Gjirokastrës, sipas këtij projekti do të përdoret me funksion të dyfishtë,
ushtarak dhe civil, duke i ardhur në ndihmë kryesisht turizmit dhe biznesit vendas e të huaj. Në shtator të këtij viti, kohë kur do të përfundojë dhe faza e parë
e rehabilitimit, do të organizohet dhe turi parë turistik i Aero-club-it Italian me pjesëmarrje të aeronautikës dhe multimiliarderëve italianë në Shqipëri.

Turi me avionët personale të bizmensmenëve të fuqishëm italianë do të jetë një alternim i turizmit kulturor me atë të Gjirokastrës si pasuri e UNESCO-s me atë të bregdetit jugor shqiptar. Për këtë projekt të rehabilitimit e ndërtimit të aeroportit të
Gjirokastrës, Gjeneral Pikotti, përfaqësues i ushtrisë italiane në NATO, thotë se "propozimi për rehabilitimin e rikonstruksionin e aeroportit të Gjirokastrës është konkret, dhe ka hapësira edhe ushtarake edhe qytetare. Ai është një projekt që duhet mbajtur parasysh, dhe për të ecur përpara seriozizht dhe jo më kot."

Ndërkaq, konsulli përgjithshëm Italian Lorenzo´Tomasini shprehet entuziast për projektin e aeroportit të Gjirokastrës. Ai thotë se "kemi ardhur sot me
gjeneral Pikotin dhe jemi në aeroportin e Gjirokastrës. Qëllimi ynë është që të promovojmë e zhvillojmë turizmin në qytet, nëpërmjet vlerësimit të aeroportit, dhe është qëllimi ynë që të organizojmë së bashku me gjeneralin e konsullatën e përgjithshme italiane me mbështetjen e Tiranës një tur të aeroclubit Italian."

Rehabilitimi aeroportit të Gjirokastrës dhe vënia e tij në funksionim është një project me vlerën e rreth 15 milionë eurove. Ky është aeropirti i dytë në jug të vendit, pas atij të Bisht-poros në Vlorë që është marrë përsipër nga Ministria italiane e mbrojtjes në
kuadër të Natos. Aeroporti Gjirokastrës ka një histori funksionimi mbi 80 vjecare. Kronikat e kohës flasin se në vitet 1920 ky aeroport është përdorur gjerësisht
për transportin e brendshëm ajror. Kjo traditë kërkohet të ripërtërihet tashmë, por në kushte të tjera, ku turizmi, e kryesisht ai elitar dhe i vendeve të Mesdheut kërkon të gjejë infrastrukturën e vet, komoditetin e pse jo edhe tregjet e mëdha të fitimeve
për këtë industri mjaft të kërkuar.