Italia do ta rrisë borxhin - Komisioni i BE-së dhe bursat reagojnë me shqetësim | Evropa | DW | 29.09.2018
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Italia do ta rrisë borxhin - Komisioni i BE-së dhe bursat reagojnë me shqetësim

Më 2019 Italia përkundër premtimit do ta rrisë borxhin. Borxhi i ri do të jetë 2,4% e rendimentit ekonomik, sipas qeverisë. Por sipas kritereve në eurozonë borxhi nuk duhet ta kalojë 3% të produktit bruto.

Italien Rom Regierung feiert Haushaltsentwurf vor Palazzo Chigi (picture-alliance/ANSA/A. Di Meo)

Qeveria feston projektbuxhetin, Pallati Chigi

Tema numër një në Itali është, se qeveria populiste planifikon për vitin e ardhsëm sërish borxhe të reja. Kjo pavarësisht faktit që Italia pas Greqisë ka malin më të madh me borxhe në eurozonë. Me paratë nga borxhet partitë qeverisësë lëvizja Pesë Yjet dhe Lega duan të realizojnë uljen e taksave dhe rrisin të ardhurat e qytetarëve.

Nga BE-ja reagimet janë kritike. Komisari i Ekonomisë në BE, Pierre Moscovici theksoi, se "Ne nuk kemi interes për një krizë mes Komisionit dhe Italisë - askush nuk ka interes për këtë, sepse Italia është një vend i rëndësishëm në eurozonë. Por po ashtu nuk kemi as interes që Italia të shkellë rregullat dhe të mos i ulë borxhet, sepse ato mbeten edhe më tej problematike."

Presidenti i Parlamentit të BE-së, Antonio Tajani po ashtu u shpreh me shqetësim, se "Jam mjaft i shqetësuar, për atë që po ndodh në Itali. Kjo manovër ekonomike nuk është në interes të popullit. Përkundrazi. Do të krijojë probleme në veri, pa i zgjidhur problemet në jug të vendit. Me këto masa nuk do të ulet papunësia, por do të rrezikohen kursimet e italianëve. Kjo do ta çojë edhe më shumë vendin në varësinë e manovrimeve të kredidhënësve jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë".

Me planifikimin e borxheve të reja prej 2,4 përqind të rendimentit ekonomik dy kryetarët e partive qeverisëse, Luigi Di Maio dhe Matteo Salvini, ia kanë dalë kundrejt ministrit pa parti të Financave Giovanni Tria. Ky donte ta ulte në 1,6 përqind të produktit bruto në vend kuotën e borxheve të reja.

Si rrjedhojë aksionet dhe bonot e thesarit në bursën e Milanos përjetuan një presion të fuqishëm pas këtij vendimi. Sipas kritereve të Maastrichtit për eurozonën borxhi nuk duhet ta kalojë kuotën e 3% të produktit të brendshëm bruto të një vendi.