Italianët janë të ambientuar me krizat qeveritare. Italia po shkon tani drejt qeverisë së 66 pas Luftës së Dytë Botërore.
Nga këndvështrimi i BE-së kriza që në Itali vjen - ashtu si gjothmonë në këtë vend - në një kohë të papërshtatshme. Vendi me ekonominë e tretë të fuqishme në Eurozonë, ndodhet në krizë ekonomike, reformat strukturore nuk mundi t'i zbatojë as qeveria e dështuar populiste. Borxhet e shtetit, sipas mendimit të komisarit të BE-së për Financat, Pierre Moscovici me 2,3 miliardë Euro janë shumë të larta. Bankat italiane i kërcënon kriza e mezi po mbahen më këmbë. Në tetor qeveria do të duhej të paraqiste në Bruksel buxhetin për vitin e ardhshëm, prej nga do të duhej të sqarohej se si do të përballohet mali i borxheve dhe si do të respektohen normat e Komisonit të BE-së. Nëse kjo nuk ndodh, Italinë e kërcënon një proces formal deficiti.