1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Itali: Shumё viktima gjatё njё paniku nё diskotekё

8 Dhjetor 2018

Gjatё njё koncerti nё njё diskotekё nё Ankona u pёrhap paniku, pasi dikush me sa duket ka hedhur gaz lotёsjellёs. Gjatё pёrpjekjeve tё turmёs pёr t’u larguar nё panik kanё gjetur vdekjen tё paktёn gjashtё vetё.

https://p.dw.com/p/39ir5
Italien Massenpanik in Diskothek in Corinaldo
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/Ancona Today/S. Pagliarini

Sipas tё dhёnave tё zjarrёfikёsit nё vrullin  e turmёs pёr tё dalё nga diskoteka tё shtunёn (08.12) nё mёngjes janё plagosur rreth 120 tё rinj, dhjetё prej tyre nё gjendje tё rёndё. Ata janё dёrguar me ambulancat e urgjences nё spitalet e afёrta pёr trajtim. Ndёr tё vdekurit janё shumica minorenё, dy djem dhe tri vajza, njofton agjencia italiane e lajmeve Ansa duke iu referuar tё dhёnavetё policisё. Po ashtu ka gjetur vdekjen edhe njё nёnё , e cila shoqёronte tё bijёn nё diskotekё. Rreth 100 dashamirёs tё muzikёs ishin mbledhur nё diskotekёn "Lanterna Azzurra" nё Madonna del Piano nё komunёn Corinaldo, pёr tё ndjekur koncertin e Rapper-it tё preferuar nё Itali, Sfera Ebbasta. Shumica e pjesёmarrёsve ishin tё rinj. Kur njё i panjohur ka hedhur gazin lotёsjellёs masa e spektatorёve u pёrfshi nga paniku. Duke vёrshuar drejt portave tё daljes nё panikun e turmёs shumё vetё janё rrёzuar e janё shkelur prej tё tjerёve. Zjarrёfikёsi njofton, se me gjasё shkaku ka qenё njё „lёndё djegёse".

Italien Unglück - Panik in Nachtclub in Corinaldo bei Ancona
Fotografi: Reuters/Vigili del Fuoco

Daljet e emergjencёs tё bllokuara

Njё 16-vjeҁar nё spital, i ka thёnё mediave italaine, se „ne kёrcenim, teksa prisnim tё niste koncerti, kur ndjejmё njё erё mbytёse. Ne vёrshuam drejt daljeve tё emergjencёs, por ato ishin tё bllokuara. Rojet e portave na thanё se duhej tё ktheheshim brenda."

Para diskotekёs nё qytezё vёrshuan njё duzinё ambulancash, zjarrёfikёsat dhe automjetet e policisё. Policia nisi hetimet pёr zbardhjen e shkakut tё panikut. Kёto skena nё

Corinaldo tё kujtojnё panikun masiv nё Torino, kur gjatё njё Public Viewing tё finales sё Champions-League nё qershor 2017 u pёrhap gaz lotёsjellёs. Pёrgjegjёse ishte njё bandё hajdutёsh, qё donin tё vidhnin tifozёt. Atёherё u plagosёn 1500 dhe njё grua vdiq si pasojё e infarktit.

kle/se (dpa, afp, ape)