1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Islamisti i vërsulet ushtarëve në Bruksel

26 Gusht 2017

Gjatë sulmi me thikë kundër ushtarëve belgë në Bruksel është vrarë një islamist. Tre ushtarët ishin duke ecur në orët e mbrëmjes në bulevardin Emile Jacqmain.

https://p.dw.com/p/2isVA
Brüssel Messerangreifer erschossen
Fotografi: Imago/Belga/L. Dieffembacq

Të premten në mbrëmje një islamist i është vërsulur me thikë tre ushtarëve në bulevardin Emile Jacqmain në Bruksel. "Ai u neutralizua menjëherë", bën të ditur kryetari i bashkisë së zonës, Philippe Close për agjencinë belge të lajmeve. Ndërkohë po kryen hetimet njësia antiterror.

Zëdhënësja e Prokurorisë Federale bëri të ditur se "po hetojmë për rastin e një sulmi terrorist". Sulmuesi kishte thirrur "Allahu Akbar" para sulmit. Sipas mediave belge autori duket të jetë me origjinë nga Somalia.

Brüssel Messerangreifer erschossen
Fotografi: picture-alliance/BELGA/L. Dieffembacq

Brukseli u vu në mars të vitit 2016 në shënjestër të sulmeve terroriste. Atentatorët atëherë shpërthyen lëndën plasëse në një metro dhe në aeroport duke vrarë 32 vetë. Ende në Belgjikë qëndron në fuqi shkalla e dytë e alarmit. Në sheshet publike dhe metro patrullon rregullisht ushtria.

 

la/(afp, dpa, rtr)