1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

ISIS: Sot Iraku, nesër Jordania?

Nils Naumann/Pandeli Pani25 Qershor 2014

Grupi terrorist ISIS dhe milicitë aleate po zgjerojnë sferën e tyre të ndikimit në Irak. Ndërkohë ata kanë nën kontrollin dhe kalimin e vetëm kufitar për në Jordani.

https://p.dw.com/p/1CPXv
Fotografi: Reuters

Kufiri jordanezo-irakian është një vendkalim i vetmuar diku në shkretëtirën e pafund të verdhë-kafe në mes të kryeqytetit jordanez Aman dhe Bagdadit. Në fakt këtu duhet të gjendeshin doganierët e qeverisë qendrore të Irakut dhe të kontrollonin hyrjet dhe daljet. Por qeveria qendrore e Irakut nuk e ka më nën kontroll kufirin jordanezo-irakian. Milicë sunitë, aleatë të grupit terrorist ISIS e kanë vënë nën kontroll postën kufitare.

Ky është vetëm një tjetër hap tjetër në marshimin e ISIS në Irak. Në Aman lajmi për pushtimin e postës kufitare shkaktoi shqetësim të madh. Ministri i Brendshëm jordanez tha se vendi i tij është "i rrethuar nga ekstremistët." Qeveria i vuri trupat e saj në kufi me Irakun në gatishmëri. Mbretëria ka mobilizuar dhjetëra organizata përgjatë kufirit, u tha nga burime ushtarake.

Irak kurdischer Soldat Stadtrand Kirkuk ISIS
Fotografi: picture-alliance/dpa

Edhe SHBA është e shqetësuar. Presidenti Barack Obama paralajmëroi se ofensiva e xhihadistëve nga Iraku mund "të përhapet në Jordan." Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha, ISIS është "një kërcënim për të gjithë rajonin." Asnjë vend nuk është i sigurt nga ky lloj terrori. Jordania është një aleat kyç i SHBA-së në rajon.

Aparat i fortë sigurie

André Bank ekspert i Lindjes së Mesme në Institutin Giga të Hamburgut mendon se qëllimi i ISIS është që të krijojë një shtet islamik në Irak dhe të ashtuquajturin Siri e Madhe. "Kjo do të thotë jo vetëm Siria e sotme por edhe pjesë të mëdha pjesë të Irakut, Libanit, të Palestinës dhe të Jordanisë."

Bildergalerie ISIS
Fotografi: picture-alliance/AP

Ky pretendim reflektohet në një video propagandistike që ISIS përhapi javën e kaluar në internet. Në të shihen pesë luftëtarë, gjoja nga Britania e Madhe dhe Australia. "Ne nuk njohim kufij," deklaron njëri nga burrat. "Ne kemi luftuar në Siri, për pak ditë do të shkojnë në Irak, dhe do të shkojnë në Jordani dhe Liban. Kudo që na dërgon udhëheqësi ynë."

Por ndoshta të paktën tani për tani kjo është vetëm propagandë. André Bank mendon se për momentin nuk ka gjasa që luftëtarët e ISIS të depërtojnë në Jordani. Sepse ndërsa në Irak ata kanë përballë një ushtri të demoralizuar, e cila i dërëzoi thuajse pa luftë pjesë të tëra të vendit, ushtria jordaneze konsiderohet si aftë për të luftuar. "Aparati jordanez i sigurisë është një nga më të fortët në rajon. Pikëkalimet kufirtare ruhen shumë fort."

Kërcënim i shtuar prej terrorit

Por ISIS mund të përpiqet ta destabilizojë Jordaninë përmes sulmeve terroriste. Nuk është hera e parë që Jordania është objekt i sulmeve terroriste. Në vitin 2005 prej tri sulmeve në hotele luksoze, gjetën vdekjen më shumë se 50 vetë. Pas këtyre sulemeve ishte grupi terrorist "Al-Qaida në Irak", paraardhësi i ISIS. Udhëheqësi i tyre: jordanezi Abu Musab al-Zarkaui.

Ramzy Mardini është një ekspert për sigurinë në Këshillin Atlantik dhe jeton në Aman. Ai beson se grupet radikale mund të kenë ndërtuar tashmë celula terroriste në Jordani. Në Jordani ka një numër në rritje xhihadistësh, thotë Mardini. Kjo u duk të premten e kaluar (20.06.2014), kur rreth 200 përkrahës të ISIS dolën në rrugë në qytetin e Maan në jug të Jordanisë. Në parullat që mbanin në dorë ata e deklaruan qytetin e tyre "Falluxhën e Jordanit". Qyteti irakian Falluxha është bastion i islamistëve radikalë.

Por shumica e popullsisë është kundër ekstremistëve të ISIS, beson Marvan Muasher, ish-ministër i Jashtëm i Jordanit, sot zëvendëspresident i institutit Carnegie Endowment. Sipas tij "rreziku që paraqet ISIS për Jordaninë nuk mund të krahasohet me rrezikun që përbën kjo organizatë për Sirinë apo Irakun." ISIS është një kërcënim për sigurinë, por jo "kërcënim ekzistencial".