1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ndërron jetë ish presidenti amerikan Xhorxh Bush

1 Dhjetor 2018

Ish Presidenti amerikan Xhorxh H. W. Bush ka ndërruar jetën në moshën 94 vjeçare. Këtë e bëri të ditur një zëdhënës i familjes me një mesazh në twitter. Në prill të këtij viti ndërroi jetë bashkëshortja e tij, Barbara.

https://p.dw.com/p/39FZX
Ex-US-Präsdient George H.W. Bush gestorben
Fotografi: picture alliance/AP Photo/L. Jackson

Ish Presidenti amerikan Xhorxh H. W. Bush ka ndërruar jetën në moshën 94 vjeçare. Këtë e bëri të ditur një zëdhënës i familjes me një mesazh në twitter. Në prill të këtij viti ndërroi jetë bashkëshortja e tij, Barbara.

Ai dhe vëllezërit e motrat "njoftojnë me hidhërim se babai ynë i dashur ndërroi jetë as 94 viteve të jashtëzakonshme", shkruajti Xhorxh W. Bush në një deklaratë të shkurtër të publikuar në twitter. Ai ishte pasardhësi i të atit, në postin e Presidentit amerikan.

Xhorxh Bush ka qenë nga 1981 deri më 1989 zëvendëspresident në kohën kur President ka qenë Ronald Regan dhe pas kësaj periudhe e mbajti vetë postin e Presidentit. I biri Xhorxh W, ka qenë President nga 2001 deri më 2009. 

Xhorxh dhe shoqja Barbara, kanë qenë të martuar 73 vjet. Çifti pati gjashtë fëmijë, prej të cilëve një humbi jetën në moshën tre vjeçare. Xhorxh H. W. Bush është trajtuar vitin e fundit disa herë në spital. Para dy vjet e gjysmë ai ishte rrëzuar në shtëpinë e pushimeve dhe pati thyer pjesën e sipërme të shtyllës kurrizore. Kohët e fundit ai ka qendruar në karrocë.

Nga koha e qëndrimit të tij në post mbahet mend lufta për çlirimin e Kuvajtit. Profil të veçantë ai tregoi mbas rënies së Murit të Berlinit, duke qenë një nga kryetarët e paktë të shteteve perëndimore që mbështeti hapur bashkimin gjerman. Ish kancelari i atëhershëm gjerman, Helmut Kohl, e falenderoi shumë për këtë qëndrim.

Sipas historianit Mark Updegrove, Xhorxh H. W. Bush nuk kishte mendim shumë të mirë për Donald Trumpin, prandaj dhe nuk ia dha votën në zgjedhjet e nëntorit 2016, megjithëse ai ishte kandidat i partisë së tij.

Trump nuk morri pjesë në ceremoninë e varrimit të Barbara Bush dhe dërgoi fjalë se "në shenjë respekti për famijen Bush", nuk dëshiron të marrë pjesë në ceremoni.