Ish-oficeri nazist shpallet i pafajshëm | Gjermania | DW | 20.12.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Ish-oficeri nazist shpallet i pafajshëm

Në Mynih përfundoi ndoshta procesi i fundit kundër një të akuzuari për krime lufte për periudhën e nacionalsocializmit.

88-vjeçari Niznanski ishte akuzuar per krime lufte

88-vjeçari Niznanski ishte akuzuar per krime lufte

Trupi gjykues thotë se nuk vërtetohet që sot 88 - vjeçari të ketë qenë përgjegjës për vrasjen e 164 civilistëve, nga fundi i luftës së dytë botërore në Sllovaki. Gjykata madje i akordoi të akuzuarit, një dëmshpërblim për nëntë muajt gjatë të cilëve ai u mbajt në burgun hetimor. Gjykata ndoqi kështu kërkesën e avokatëve të Niznanskti.

Ishte 21 janari i vitit 1945, kur ushtarët zbarkuan në Ostri Grunj dhe Kljak. Në dy fshatrat e vegjël malorë në Sllovakinë Qendrore mendohej të kishte partizanë. Njësitë gjermane dhe aleatët e tyre patën për detyrë t’i ndiqnin dhe t’i asgjësonin. Si përfunim gjithsej u vranë 164 persona civilë. Mes tyre gra, fëmijë dhe pleq. Franishek Xhebnar, njëri nga të mbijetuarit e masakrës kujton, tek varrezat: "Në radhën e tretë këta janë të gjithë të afërmit e mi. im atë, atëherë 38 vjeç, ime më, 36 vjeçe, im vëlla, Emili, vëllai tjetër më i ri, Juraj, ime-motër 8 vjeçe, pastaj vëllai 7-vjeçar dhe Filipi që ishte 14-vjeçar."

Ladislav Nisznanski që sot është 88 vjeç, në fillim të vitit 1945 ishte komandant i njësie ushtarake gjermane, që do të duhej të luftonte partizanët. Në përfundim të luftës ai u arratis në perëndim, ku për vite me radhë jetoi në Mynih. Prokurori nga Mynihu Konstantin Kuhenbauer ishte i bindur për fajin e Niznanskit. "Niznanski ka dhënë urdhër për likuidim në dy fshatrat Kljak dhe Ostrik Grunj. Ai pat urdhëruar që ato të rrethohen dhe se askush nuk duhet të dalë prej tyre. Kjo masakër u bë në formën e një aksioni të përbashkët nga shumë trupa."

Prandaj edhe prokuroria pat kërkuar dënim për burg të përjetshëm, me akuzë për vrasje, duke u mbështetur kështu në një gjyq të bërë në ish-Çekosllovaki, ku Niznanski ishte dënuar në vitin 1962 në mungesë. Kishin qenë ish-kamaradët e njësisë që e kishin akuzuar. Tani në Mynih disa prej tyre thanë se kishin qenë detyruar me tortura për të folur në atë mënyrë. Prandaj edhe për avokatin mbrojtës të Niznanskit, Stefen Ufer, fajësimi i viti 1962 nuk ka vlerë. "Prokuroria ka mbledhur dosje nga një regjim komunist dhe mendon, se me ato mund të thotë të vërtetën e përhershme, megjithëse qysh në intervistat e para të prokurorisë, të gjithë dëshmitarët kanë thënë se janë torturuar më parë, dhe se e tëra ishte e inskenuar".

Tani Niznanski u shpall i lirë, për shkak të mungesës së dëshmive. 15 muaj zgjati procesi dhe ai pat treguar në mënyrë shembullore, se sa e vështirë është të vërtetosh krime të bëra 60 vjet më parë.

  • Data 20.12.2005
  • Autor Tim Asman
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar20
  • Data 20.12.2005
  • Autor Tim Asman
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar20