1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

071009 Einwanderung Deutschland Italien

7 Tetor 2009

Gjykata siialiane në Agrigjent la të lirë edhe kapitenin e anijes humanitare Stefan Shmid dhe oficerin e parë, rusin Vladimir Xhekeviç. Ata akuzoheshin së bashku me Bierdelin se kanë ndihmuar migracionin ilegal.

https://p.dw.com/p/K0in
Anija e organizatës humanitare gjermane, Cap Anamur para portit Porto EmpedocleFotografi: dpa

Organizata Cap Anamur është krijuar në vitin 1979 nga gazetari Rupert Neudeck. Ajo u bë e njohur në vitet tetëdhjetë, shpëtoi mijëra refugjatëve vietnamezë në Detin e Kunës jugore. Tani ish kryetari i organizatës humanitare gjermane, Elias Bierdel dhe kapiteni i "Cap Anamur II" akuzohen se kanë ndihmuar në migracionin ilegal në një rast shumë të rëndë. Në verë të vitit 2004 ata nxorën kundër dëshirës së Italisë nga deti në tokë një anije refugjatësh. Italia argumentonte se refugjatët duhet të dërgoheshin në Maltë, sepse ata u gjendën në ujërat territoriale të saj. Akuza kërkon katër vjet heqje lirie pa kusht si dhe gjobë 400 000 euro. Të mërkurën paradite (7.10.) pritet të jepet vendimi.

Rubert Neudeck von Cap Anamur
Themeluesi i Cap Anamurit Rupert Neudeck (04.05.2009)Fotografi: picture-alliance/dpa

"Për mua kjo akuzë është aq e pakuptueshme, sa do të ishte, po të më akuzonin për abuzim me fëmijët, ose kontrabandë droge." thotë Elias Bierdel, ish shefi i organizatës humanitare nga Këlni, Cap Anamur. Pesë vjet më parë Cap Anamur shpëtoi nga ishulli italiano - jugor i Lampedzës 37 afrikanë, që ndodheshin në një anije, që po mbytej, e cila ishte zbuluar rastësisht. Bierdel dhe Stefan Schmidt, kapiteni i anijes, u arrestuan në portin e Porto Empedocle. Anija e konfiskuar u mbajt për muaj të tërë, më pas erdhi dhe akuza për ndihmë në migracionin ilegal. Pas bisedimeve disavjeçare sot jepet vendimi i gjykatës. Bierdel është pesimist dhe mendon se vendimi do ta shpallë atë fajtor.

"Ne e dimë se kemi të bëjmë me diçka tjetër, me motive politike. Pas fjalës së prokurorit, që kërkon dënim ekstrem për ne, katër vjet heqje lirie dhe 400 mijë euro gjobë, unë e përjashtoj mundësinë që të mos shpallemi fajtorë. Në Itali kjo do të shkaktonte një sensacion të vërtetë."

Kurse avokati mbrojtës i Bierdelit dhe Shmidt shpreson në pavarësinë e sistemit të drejtësisë në Itali. Avokati Axel Nagler:

"Unë pres që gjykata t`i shpallë ata të pafajshëm. Sepse sipas rregullave të artit juridik në këtë rast duhet të ketë shpallje pafajësie. Fakti që puna erdhi deri këtu është një politikum, është shprehje e politikës, që kërkon të izolojë Bashkimin Evropian kundrejt Afrikës dhe njerëzve, që vijnë prej atje."

Cap Anamur Flash-Galerie
Elias Bierdel kryetari i organizatës humanitare Cap Anamur dhe Stefan Schmidt (në mes) kapiteni i anijes «Cap Anamur» dhe avokati Michael Hoffman në Agrigjento 04.07.2006.Fotografi: picture-alliance/ dpa

Edhe i akuzuari i dytë, kapiteni i anijes tashmë të shitur Cap Anamur, Stefan Schmidt, mendon se gjykata do t'i shpallë ata të pafajshëm.

Vlerësim të njëjtë bën edhe Komisariati i Lartë i OKB-së për refugjatët. Prokuroria e Agrigjentës, e cila kërkon dënimin e Bierdelit dhe Shmidit, është duke hetuar edhe kundër rojeve detare italiane dhe policisë financiare, të cilët të udhëzuara nga ministria e Brendshme detyrojnë të kthehen në Libi anijet e refugjatëve, që ndodhen në det të hapur. Komandantët e këtyre anijeve duhet të kenë vepruar me udhëzime të paligjshme. Njerëzit, që ndodhen në bordet e këtyre anijeve, nuk kanë patur mundësi të bëjnë kërkesë azili dhe Italia shkel kështu Konventën e Gjenevës për refugjatët.

Autor: Stefan Troendle/Aida Cama

Redaktoi: Angjelina Verbica